“E kuptova që do të isha ‘xhuxhe’ kur isha në klasën e gjashtë”, shprehet Liljana  Xhaxho nga fshati Nartë.

Ajo nuk do zgjatej më dhe gjatësia trupore do të shkonte vetëm 82 centimetra.

E lindur nga prindër normalë dhe e rritur mes vëllezër e motrash po normale, Liljana do të ndihej e bullizuar nga bashkëmoshatarët në fëmijërinë e saj.

Liljanën sot  58 vjeçare  e takojmë rastësisht në fshatin Nartë teksa ishte duke marrë pensionin e saj nga shërbimi postar, e kujdesshme nga vëzhgimi i syrit të njeriut e sidomos nga kamerat, ajo gjithë jetën e saj është  përpjekur të qëndrojë larg kuriozitetit të njeriut për “xhuxhizmin“ e saj!

Liljana na shoqëron tek banesa e saj, ku jeton së bashku me nënën 95-vjeçare, dhe që po kjo duhet të kujdeset për nënën e cila është e madhe në moshë.

Në një banesë e cila mund të shembet nga momenti në moment për shkak të amortizimit dhe mureve të dëmtuara, Liljana me vështirësi ngjit shkallët për të hyrë në banesë ku kishte lënë nënën shtrirë në shtrat dhe duhet ta ushqente.

Por nuk është vetëm çështja e nënës së saj, por dhe e shëndetit të saj, pasi dhe ajo është e sëmurë, plus nanizmit që e ka vuajtur prej vitesh , Liljana vuan dhe nga sëmundje të tjera , zemra, mushkëritë dhe veshkat.

“Desha të isha dhe unë si gjithë bashkëmoshatarët e mi”, shprehet Liliana, më vinte turp kur kam qenë e vogël për shkak të nanizmit, dhe kam qarë  çdo ditë shprehet ajo që kam qenë me këtë trup të shkurtër. Bashkëfshatarët e mi në Nartë më respektojnë shprehet ajo, por ata që më shohin për herë të parë më shohin disi çuditshëm”, tha ajo.

Ajo tregon dhe si e kalon ditën me punët e shtëpisë, por dhe me kujdesjen për nënën e saj.

Liljana kërkon një ndihmë sado të munden, bashkisë,  që t’i rregullohet banesa që jeton me nënën e saj, pasi mund ti zërë brenda nga amortizimi.

58 vjeçarja lufton çdo ditë që të kujdeset për veten e saj dhe për nënën 95- vjeçare.

 

Top Channel