47 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 nga 679 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Kina ka ndaluar lëshimin e vizave afatshkurtra për individë nga Koreja e Jugut dhe Japonia si hakmarrje për kufizimet e Covid-it ndaj udhëtarëve kinezë.
Studimet tregojnë se për një shëndet optimal, është më mirë të konsumoni pjesën më të madhe të kalorive më herët gjatë ditës sesa më vonë, për shembull duke ngrënë një mëngjes të bollshëm, një drekë modeste dhe një darkë të vogël.
Një grua në SHBA që akuzohet për vrasjen e të dashurit dhe më pas gjymtimin e trupit duke hedhur kokën e penisin e viktimës në një kovë, u deklarua sot e pafajshme për arsye të ‘papërgjegjësisë mendore’.
Tetë vitet e fundit kanë qenë tetë vitet më të ngrohta në rekord pasi përqendrimi në rritje i gazeve që bllokojnë nxehtësinë në atmosferë i shtyn temperaturat globale drejt një pike kthese të rrezikshme , tregon një raport i ri.
Më shumë se 600 agjentë dhe spiunë rusë janë “ekspozuar” nga Ukraina që nga fillimi i luftës, sipas një zbulimi nga shërbimi i sigurisë i vendit.
Nga sallatat tek zierjet, qepa është një përbërës kyç në pothuajse çdo pjatë filipinase. Por tani, perimet kushtojnë pothuajse tre herë më shumë se pula në Filipine.
Një bluzë me slogan ‘goditës’, e veshur në momentin e duhur, mund të bëhet një imazh i qëndrueshëm në historinë tonë kulturore.
Një makinë është përfshirë nga flakët këtë pasdite në kryeqytet.
Në Shqipëri, ish zyrtarja Alda Klosi, në banesën e së cilës dyshohet se u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë rezulton të ketë dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.
Një bandë e njohur motoçiklistësh ruse me emër “Ujqit e Natës” por e njohur gjithashtu nga mediat perëndimore si ‘Engjejt e Putin’, janë pikasur kësaj jave duke udhëtuar mes Evropës.
Një treshe pasaportash aziatike u ofrojnë udhëtarëve liri më të madhe në vende ndryshme të botës se të çdo vendi tjetër, sipas një raporti të ri tremujor të publikuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin global me qendër në Londër, Henley & Partners.
Bashkimi Evropian do t’i vendosë sanksione të reja Bjellorusisë, ka njoftuar sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka thënë se për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë duhet një trysni shtesë mbi Beogradin zyrtar, i cili siç ka thënë ai, e ka goditur politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian duke bërë marrëveshje me Rusinë.
Fqinji i tërbuar shqiptar erdhi me ekskavator të godiste shtëpinë e italianit pas një konflikti për muzikë të lartë dhe disa mosmarrëveshjesh të tjera, por u qëllua për vdekje me pushkë shotgun.
Marco Asensio nuk është i bindur nga oferta që Real Madridi i ka paraqitur për të rinovuar.
Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Pogradec pasi ushtronin veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se janë gjetur disa dokumente që kanë shenjat e dosjeve sekrete, në zyrën e vjetër të presidentit Biden, gjatë kohës kur ai nuk kishte funksion zyrtar.
Gjyshja e Kiara Titos, një prej konkurrenteve të Big Brother Vip, e ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ foli për eksperiencën e mbesës së saj në shtëpi.
Një prej fitueseve të lotarisë në moshë më të re, thotë se fundmi se nuk ia uron askujt pasurinë shthurëse e cila në vend që t’i sillte lumturinë i dha vetëm probleme.
Në prag të ndeshjes kundër Angers, Christophe Galtier foli për rinovimin e mundshëm të kontratës së Lionel Messit me Paris Saint-Germain.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se do të bashkëpunojnë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, por shtoi se “duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më anormale”.
Gjuetarë amatorë thesaresh nga Britania dhe vende të tjera raportohet se kanë vërshuar në një fshat të vogël holandez për të gërmuar në kopshte dhe parqe publike pas publikimit në media të një harte të dyshimtë të një thesari nazist, megjithë mungesën e vërtetësisë së informacioneve.
Java e parë e muajit Janar erdhi me temperatura të larta, tipike të vjeshtës, ndërsa java e dytë solli dimrin në territorin shqiptar. I ftohti gjithsesi do të jetë kalimtar, thonë meteorologët.
Barra fiskale mbi qytetarët do të jetë edhe më e rëndë në vitin 2023. Kjo për shkak të një ligji miratuar nga Parlamenti dhe që ishte pjesë e Paketës Fiskale 2022, ku përcaktohet qartë se çdo vit akciza do të indeksohet me inflacionin.
Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre nga SPAK për Gërdecin tha se motivi është politik dhe është i pafajshëm, pasi sipas tij nuk ishte urdhri i ministrit që shkaktoi tragjedinë.
NATO-ja dhe BE-ja zotohen ta cojnë në një nivel tjetër bashkëpunimin mes tyre, në mesin e kërcënimeve gjeopolitike në rritje me të cilat përballen të dyja organizatat e rëndësishme.
Rritja e eksporteve bujqësore si perime, fruta dhe bimë medicinale këtë vit shënoi rritje në sasi dhe në vlerë, përsëri bujqësia në vitin 2022 solli më pak të ardhura në buxhetin e shtetit, sipas të dhënave nga INSTAT ky sektori shënoi një rënie me 0.28% në 9- mujorin e parë e vitit të kaluar.
Nën presionin e Bashkimit Europian, Serbia rivendosi në vjeshtë detyrimin e vizës për udhëtarët nga Burundi dhe Tunizia.
Më shumë se 400 mijë euro që policia gjeti në shtëpinë e Rozeta e Hvier Dobit kanë mbetur pa pronar.
Pete Davidson dhe Chase Sui Wonders duket se tashmë nuk janë më vetëm miq.
Një grup personash që mashtronin duke u paraqitur si zyrtarë shtetërorë dhe përfitonin mijëra euro nga biznese të ndryshme ka rënë në pranga të policisë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike.
Në lagjen e re “5 Maji”, e cila po bëhet gati të presë të gjitha ato familje që mbetën pa shtëpi pas tërmetit, kanë përfunduar edhe tre pallate të tjera, ku Bashkia e Tiranës do të sistemojë 150 familje.
Helmi i bolsonarizmit në zemrat dhe mendjet e brazilianëve po jep efektin e vet në shoqërinë e këtij vendi me përpjekjen për puç, është i mendimit, Philipp Lichterbeck.
Aknet e bezdisshme dhe puçrrat shpesh na tundojnë t’i ‘ngacmojmë’, ndërkaq shenjat të cilat mbeten pas, shpesh na shoqërojnë për një pjesë të madhe të jetës sonë.
Irani po përdor si armë dënimin me vdekje për të frikësuar publikun dhe për të shtypur disidencën, thanë Kombet e Bashkuara.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur sot në një takim kreun e ri të Pranisë së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis.
Libri i shumëdiskutuar autobiografik i Princit Harry u botua më në fund, me hollësi të reja mbi sherret e brendshme në radhët e familjes mbretërore britanike, pohime-bombë mbi marrëdhëniet mes anëtarëve të saj si dhe përshkrime të mënyrës sesi u dashurua me të shoqen, Meghan Markle.
Sipas ESPN, Manchester United do të insistojë edhe një herë gjatë merkatos së verës për blerje e sulmuesit aktual të Tottenhamit, Harry Kane.
Dhjetëra mijëra vetë kanë dalë nëpër tubime pro-demokracisë në Brazil, duke përcjellë indinjatën e tyre ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.
Gjykata e Durrësit la arrest në burg dy të akuzuarit për grabitjen e një marketi pak ditë më parë nën kërcënimin e armës.
Diplomatë europianë e amerikanë pritet të zhvillojnë takime të ngjeshura gjatë muajit janar lidhur me situatën e Ballkanit Perëndimor, e për këtë arsye, këtë muaj do të ketë shumë vizita nga ana e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënshkroi deklaratën e përbashkët për bashkëpunim strategjik me Bashkimin Evropian.
Një grup kriminal që shpërndante në lokalet e natës në Tiranë është goditur nga policia gjatë një operacioni.
Kur në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës, Donald Trumpit iu gjetën të paktën dy dokumente të shënuara si konfidenciale, presidenti Joe Biden e cilësoi si krejtësisht të papërgjegjshëm paraardhësin e tij lidhur me trajtimin e bërë të dhënave delikate, që thuhej se përfshinin materiale që kishin të bënin me liderë të huaj dhe aftësitë bërthamore.
Departamenti amerikan i shtetit reagoi ashpër ndaj sulmit të presidentit Aleksandar Vuçiçt kundër njërit prej njohësve më të mirë të politikave të Ballkanit, analistit dhe profesorit Edward Joseph.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp tha se janë duke u marrë masa për furnizimin me oksigjeneratorë, pajisjet e domosdoshme në sallë kur kryhen ndërhyrje në zemër në shërbimin e kirurgjisë.
Për shkak të motit të keq është shtyrë lundrimi në dy brigjet e Adriatikut, ndërsa ka pasur vonesa 8-orëshe në linjën Durrës-Bari-Durrës.
Misioni i parë satelitor i nisur nga toka e Britanisë së Madhe ka përfunduar me dështim.
Disa të rinj janë vënë në pranga duke trafikuar lëndë narkotike në Fier dhe Elbasan.
Henri dhe Eni, një çift artistësh të rinj kanë hapur një shtëpi arti në qytetin liqenor të Pogradecit.
Veprat në ekspozitën e artistit Ilir Bala trajtojnë tema, problematika dhe fragmente të jetës së përditshme.
Një prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Moska tani po lufton në Ukrainë me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja, NATO.
2023 do të jetë viti në të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të sprovohet sërish për organizimin e vendorëve të 14 Majit, por situata politike brenda kampit opozitar duket se ia ka vështirësuar punën.
Një tjetër mjek ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin, menjëherë pas reshjeve të shiut, në aksin nacional Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur kthesat e Murrashit.
Tregtarët në tregun industrial të Lezhë prej 1 janarit të këtij viti do të paguajnë një tarifë të shtuar prej 150 lekë më shumë për metër katror për vendin që ata tregtojnë.
Në fshatin Llakatund të Vlorës kanë mbetur vetëm të moshuar, që punojnë në bujqësi.
Rally Dakar nuk është për të gjithë. Faza 9-të e edicionit 2023 do të mbahet mend gjatë për skenën e pabesueshme të braktisjes dhe kthimit të Carlos Sainz pas një aksidenti të rëndë me përmbysje të makinës.
Pasi dalin nga vizita tek mjeku, ndalesa e radhës për qytetarët e sëmurë si nga virozat ashtu edhe gripi, është farmacia, ku me recetë në duar presin të marrin ilacet.
Reshjet e shiut dhe dëborës gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit.
Hulumtimi më i fundit tregoi se deri në vitin 2030 deri në 45% e grave do të jenë të vetmuara.
Në fillim të vitit 2023, Toka do të vizitohet nga një kometë e sapo zbuluar, e cila mund të jetë mjaft e ndritshme për t’u dalluar me sy të lirë.
Një 31-vjeçar është arrestuar në Fier pasi u kap duke i shitur doza kanabisi një personi tjetër.
Tite dha dorëheqjen si trajner i Brazilit pas Kupës së Botës në Katar dhe që atëherë Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka kërkuar një zëvendësues.
Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë në lagjen “Liria” në Shkodër, pasi lëvizte me pistoletë.
Një 21-vjeçar në Tiranë i cili tregtonte produkte të kontrabanduara në vendin tonë është arrestuar nga policia.
Fshati turistik i Dardhës është mbuluar nga bardhësia, pas reshjeve të dëborës gjatë 24 orëve të fundit.
Shakira Mebarak nuk harron lehtë tradhtinë e ish-futbollistit të Barcelonës dhe sa herë që mundet e sulmon, në dukje në mënyrë të kamufluar, në rrjetet sociale.
Reshjet e dëborës kanë përfshirë një pjesë të vendit, pas uljes së temperaturave.
Stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë të hënën, duke përmbytur rrugët pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Për shkak të stuhive, mijëra persona janë urdhëruar që të evakuohen.
Dy të rinj të cilët do të shisnin doza kanabisi në qytetin e Elbasanit janë arrestuar nga policia.
Një 55-vjeçar i shpallur në kërkim që prej vitit 2014 për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Kamëz.
Së fundmi, studimet e reja na tregojnë se përveç se pasqyrë e shpirtit sytë na japin gjithashtu njohuri për aftësitë intelektuale.
Të jesh i vetmuar dhe të ndjehesh i vetmuar janë dy gjëra të ndryshme.
Të dielën, gjatë qëndrimit në burg në Rumani, Andrew Tate ose vëllai i tij mund të jenë sjellë në spital, sipas një raporti të transmetuar në Twitter nga vetë Andrew Tate.
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në disa zona të vendit gjatë 24 orëve të fundit.
Ylli i “Homeland” Claire Danes dhe aktori tjetër Hugh Dancy do të mirëpresin një fëmijë tjetër në familje këtë vit.
Autoritetet ruse njoftuan të hënën disa hetime penale paralele kundër një aktori të famshëm, që ka kritikuar luftën në Ukrainë dhe ndaj një filantropi që mbështet opozitën ruse.
Politikat në mbrojtjes të mjedisit kanë dhënë fryte, të paktën këtë duket synon të tregojë raporti i fundit i OKB-së, sipas të cilit shtresa mbrojtëse e ozonit po ripërtërihet dhe me ketë ritëm, vrima mbi Antarktidë do të mbyllet plotësisht në gati 43 vjet.
Në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve që flasin një gjuhë tjetër përveç anglishtes në familje u trefishua mes viteve 1980 dhe 2019, thuhet në një raport të Byrosë amerikane të Regjistrimit të popullsisë.
Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane miratoi të hënën një paketë rregullash të brendshme që u japin ligjvënësve të djathtë të linjës së ashpër më shumë ndikim ndaj kryetarit republikan të sapozgjedhur, Kevin McCarthy.
Mëngjesin e sotëm dhe gjatë orëve të mbrëmjes Lezha është shoqëruar me reshje të dendura shiu.
Kryeministri i Suedisë Kristersson flet për pengesat e Ankarasë drejt anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ndërsa Anakaraja nuk nxitohet shumë në këtë proces. Suedia dhe Finlanda duan anëtarësimin.
Qytetet si Amsterdami dhe Roma mburren me arkitekturë dhe kulturë fantastike, por tërheqin aq shumë turistë sa që vendasit po vuajnë. Cilat janë disa nga qytetet evropiane që po përjetojnë turizëm të tepruar?
Reshjet e para të dëborës për vitin 2023 kanë nisur në Bulqizë.
Jeta e 27-vjeçarit Stanislav Bashilov si dezertor rus ka qenë e mbushur me dilema dhe ulje-ngritje.
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorolorgjike këtë të martë.
Një autobus me emigrantë nga Kosova është sulmuar me gurë teksa kalonte në Serbi.
Zëvendës sekretari i përgjithshëm Mircea Geoana ka pritur në selinë e NATO-s, zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Shërbimet boshnjake të inteligjencës japin alarmin se anëtarët e grupit famëkeq mercenar rus ‘Wagner’, ‘Pjesëtarë të Lëvizjes Ç’etnike’ dhe pjesëtarë të klubit rus të motoçikletave ‘Ujqit e Natës’ kanë hyrë në vend e madje planifikojnë edhe pjesëmarrjen në kremtimet e Ditës së Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.
Banorët e Bërxullës nuk reshtin së kundërshtuari projektin e rrugës “Thumanë-Kashar”. Të pranishëm mbrëmejn e sotme në “Top Story”, tre nga banorët kanë treguar se si ky projekt i cënon pronat e tyre e ndërsa dëmshpërblimi që i ofron shteti është qesharak.
Një rebelim tronditës dhe një përgjigje mjaft e ashpër e autoriteteve: “Kaosi ka pushtuar Brazilin ku të paktën 1200 vetë kanë përfunduar në pranga pas një vale mësmyjesh të ndërtesave qeveritare në kryeqytetin e vendit.”
Paratë e falsifikuara kanë vazhduar të qarkullojnë në Kosovë, edhe pse vitin e kaluar u shënua një rënie e numrit të tyre krahasuar me vitin paraprak.
Një ditë pasi mijëra mbështetës të tij mësynë Institucionet Qeveritare në kryeqytetin e Brazilit, ish presidenti Jair Bolsonaro është shtruar në një spital pranë Orlandos ne Florida, e pohuar kjo nga bashkëshortja e tij.
“Skema me xhaxhain nuk ka të bëje aspak me ngjarjen”, kështu ka deklaruar gazetari Bardhi Sejdarasi mbrëmjen e sotme në “Top Story” në lidhje me vjedhjen e mijëra eurove në shtëpinë e të ish-drejtoreshës së koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë Alda Klosit.
Një paradë të pamërshirshme ciklonesh parashikojnë sinoptikanët amerikanë për Kaliforninë, e cila përgatitet këtë javë për një mot edhe më të ashpër, pasi ka vuajtur prej ditësh pasojat e reshjeve të rrëmbyera dhe erëra të dhunshme, që kanë shkaktuar 12 vdekje.