83 doza kanabisi gati për të ‘furnizuar’ Elbasanin me drogë, në pranga dy të rinj

10/01/2023 10:17
Foto Ilustruese

Dy të rinj të cilët do të shisnin doza kanabisi në qytetin e Elbasanit janë arrestuar nga  policia.

Në pranga kanë rënë S.H., 22 vjeç dhe G. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, të cilët u kapën në flagrancë me 83 doza kanabisi, gati për shitje.

Shërbimet e Policisë i kanë kapur në flagrancë këta shtetas, në lagjen “5 Maji”, me 83 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të paketuara me qese farmaceutike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se të rinjtë kanë shpërndarë lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit.

Materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel