“Rruga Thumanë-Kashar”, Banorët e Bërxullës në “Top Story”: Dëmshpërblime qesharake për pronat tona, deputetëve i është bërë presion të mos protestojnë

09/01/2023 22:51

Banorët e Bërxullës nuk reshtin së kundërshtuari projektin e rrugës “Thumanë-Kashar”. Të pranishëm mbrëmejn e sotme në “Top Story”, tre nga banorët kanë treguar se si ky projekt i cënon pronat e tyre e ndërsa dëmshpërblimi që i ofron shteti është qesharak. 

Ata kanë treguar se një metër tokë e tyre është e barazvlefshme me katër mijë lekë të vjetra ndërsa në lidhje me banesat e tyre ende nuk kanë marrë një konfirmimin zyrtar nga shteti se sa do të jetë vlera e tyre.

banorët kanë deklaruar se nuk duan përfshirje politike në këtë protestë madje kanë thënë se zotërojnë fakte se në këtë projekt janë të implikuar edhe opozita edhe qeveria.

Banori: Siç jeni vënë në dijeni arsyet se përse nuk kemi pranuar asnjë përfaqësues politik në protestë është se sa herë është përzier politika, protesta ka dështuar. Në këtë projekt janë të implikuar të dyja palët edhe opozita edhe qeveria. Kemi të dhëna të dokumentuara në lidhje me këtë gjë. I është bërë edhe presion grupeve parlamentare që të mos vijë asnjë deputet në protestë. Ne do i dalim zot siç e kemi nisur, kur morëm vesh që do të zhvillohet ky projekt në Bërxullë, pra projekti Thumanë Kashar, që ditën e dytë firma ka zbritur në terren duke bërë piketimin. Ne u interesuam dhe morëm vesh nga google që kishte dal një çmim reference ku një metër katror kishte vlerën e katër mijë lekëve të vjetra. Nëse unë sot shpronësohem metri katror është 4 mijë lekë të vjetra për tokat. Sot akoma nuk është bërë një përllogaritje se sa është vlera e një banese. Ne na ka shpjeguar një nga përgjegjësit I cili na ka thënë se çmimi I tokës nuk negociohet ndërsa për shtëpitë do të shihet sa është shitur një banesë në tre muajt e fundit dhe do të kompensohen.

Top Channel