Disa të rinj janë vënë në pranga duke trafikuar lëndë narkotike në Fier dhe Elbasan.

Atyre iu kapën dhjetëra doza të gatshme kanabisi për shitje.

Në Fier në pranga ra një 31-vjeçar nga Patosi, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale ndërsa në hetim është një 43-vjeçar, pasi u kap duke blerë drogë.

Shitësit iu sekuestruan 150 doza kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash, e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në Elbasan u arrestuan dy të rinj 23 dhe 22 vjeç të cilët do të shisnin doza kanabisi në qytet.  Atyre iu gjetën 83 doza kanabisi të paketuara me qese farmaceutike, gati për shitje në lagjen 5 maji.

Ndërsa në Kamëz u kap një 55-vjeçar i shpallur në kërkim që prej vitit 2014 për trafikim të lëndëve narkotike. Naim Maloku është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”, i zvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetin trafikonin lëndë narkotike.

Top Channel