Foto ilustruese

Një grup kriminal që shpërndante në lokalet e natës në Tiranë është goditur nga policia gjatë një operacioni.

Burime pranë policisë Tiranë thonë se janë sekuestruar rreth gjysmë kilogrami kokainë, shuma monetare.

Deri më tani, sipas informacioneve kanë rënë në pranga dy persona.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Clubs”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin doza të drogave të forta, në Tiranë, kryesisht në lokalet e natës. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, peshore elektronike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Clubs”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 25 vjeç dhe V. Ç., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive ka rezultuar se këta 3 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të drogave të forta, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në klubet e natës.Gjatë operacionit janë sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokaine, 1 tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, 1 peshore elektronike, 76 800 lekë të rinj dhe 175 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel