Fshati turistik i Dardhës është mbuluar nga bardhësia, pas reshjeve të dëborës gjatë 24 orëve të fundit.

Reshjet e borës në Korçë kanë rënë në lartësinë 1250 metra, përfshirë këtu edhe segmentin rrugor nga “Muri i Musait”.

Dëborë ka pasur në Shtyllë e deri në majë të Mashkullorës, në fshatrat e Vithkuqit, si dhe në fshatrat rrëzë malit të Gramozit në Kolonjë. Nuk raportohen probleme për sa i përket lëvizjes në fshatrat e thella.

Top Channel