“Gjobë” në emër të shefit/ Mashtruesit i zhvatën 142 mijë euro biznesmenëve të ndryshëm në Kamëz

10/01/2023 14:48

Një grup personash që mashtronin duke u paraqitur si zyrtarë shtetërorë dhe përfitonin mijëra euro nga biznese të ndryshme ka rënë në pranga të policisë

Autoritetet kanë arrestuar  Erjon Lika, Edmir Jaçe, Gazmir Ismailaj ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Ata u arrestuan gjatë kohës që po tentonin të mashtronin një biznes në kamëz duke I  marrë 13 mijë euro pasi i kishin dërguar mesazh në rrjetin Telegram duke u prezantuar si kryetari I bashkise.

Sipas policisë, të arrestuarit përdornin aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.

Gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera”- bëri me dije Gentian Berberi, Shefi i Njësisë “E”.

Në kuadër të po të njëjtit operacion,“Signal”, të zhvilluar 4 ditë më parë u arrestuan Jasmin  Pepaj, Rezart  Pepaj Sherif Kadroviç, të cilët prezantoheshin si punonjës të tatimeve. Atyre u sekuestroi policia rreth 142 000 euro të përfituara nëpërmjet mashtrimit..

Top Channel