Ditët me diell në Vlorë ia kanë lënë vendin motit të përkeqësuar.

Këtë të hënë Vlora prezantohet me një erë të fortë e cila është reflektuar dhe me një det të trazuar.

Lartësia e dallgëve është 4 ballë në gji dhe deri në 6 ballë në det të hapur, ndërsa fuqia e erës është 15 deri 20 m/sek.

Pyetur në Kapitenerinë e Portit të Vlorës, situatës  nuk i ka paraprirë një urdhër i Drejtorisë së përgjithshme  të Detarisë, por peshkatarët i kanë marrë masat vetë.

Asnjë peshkarexhë apo mjete të vogla peshkimi nuk kanë dalë sot në det pikërisht për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha.

Top Channel