Një plagosje me thikë ka ndodhur  në Fier për pasojë ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, ku ka mbetur i plagosur 25-vjeçari A. T.,

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, 60-vjeçari Z. M. ka goditur me mjet prerës, A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë Z. M., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel