“Bordi i oligarkëve” Deputetja Jorida Tabaku: Duhet taksë shtesë për fitimet e kompanive të naftës

09/01/2023 20:10

Kryeministri  Edi Rama paralajmëroi se në Prill nis grumbullimi i taksës së jashtëzakonshme të energjisë nga prodhuesit e mëdhenj, por në analizën e demokrates Jorida Tabaku të parët që duhet ti nënshtrohen këtij detyrimi janë kompanitë e hidrokarbureve,  të cilët  janë përfituesit më të mëdhenj nga rritja e çmimeve.

Kompanitë e karburanteve kanë pasur të ardhura shtesë edhe si rezultat i vendosjes së çmimit nga bordi i qeverisë, që ne e kemi quajtur bordi i oligarkëve. Në gjykimin tim të gjitha këto të ardhura shtesë që kanë marre kompanitë e karburanteve duhet të kishin një mënyrë të veçantë  taksimi që  ti  shkonte mbrapsht ekonomisë. Këto do kishin pasur mundësi të rrisin të ardhurat për qytetarët. Taksa e jashtëzakonshme nuk është diçka e mire kur përmendet,  por kur behet për disa kategori biznesesh,  ti eliminon çdo dyshim qe kjo është bërë për të sulmuar një sektor te veçantë.”- u shpreh Tabaku.

Në fundvit qeveria hapi thesin duke shpërndarë miliona euro vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Zemërgjerësia  e ekzekutivit  në prag  të betejës së 14 majit dhe mënyra e shpërndarjes së parave të së ashtuquajturës pako e madhe ka nxitur skeptizimin dhe akuzat e opozitës se qeveria po shpërndan para për vota.

Sigurisht qe ekonomia dhe grupet  e ndryshme te ndryshme sociale  kishin nevoje te merrnin një mbështetje financiare. Më në fund qeveria e pranoi se ishte e nevojshme si rezultat i  i inflacionit që të shpërndante atë që ka marrë me taksa të shtuara, por përdorimi i fondeve për qëllime elektorale, për grupe të veçanta sociale te cilat mund te jenë shumë të ndikueshëm apo të varfër është shqetësim që ngrihet nga ne  si deputet apo nga përfaqësues qe monitorojnë procesin zgjedhor.”– tha Tabaku.

Deputetja demokrate  nuk i kursen  kritikat për daljet  e përditshme te  ministrave ne ekrane me histori suksesi, duke i konsideruar  shfaqje tepruara jashtë realitetit ku ndodhet ekonomia sot.

Top Channel