Publikohen formacionet zyrtare, Man. City e Chelsea gati për aktin e dytë

08/01/2023 17:45

Vetëm tri ditë pas përballjes së kampionatit në “Stamford Bridge”, ku Manchester City ia doli të triumfojë 0-1 ndaj Chelseat, dy skuadrat do të vihen sërish kundër njëra-tjetrës, këtë herë në “Etihad Stadium”.

Sfida e vlefshme për fazën e 1/32-ve të FA Cup do të startojë në orën 17:30 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 2, ndërsa Chelsea do të ketë mundësinë të “hakmerret” dhe të avancojë më tej.

Dy trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet që do të hedhin në fushë nga minuta e parë dhe që do të jenë si më poshtë:

Man. City: Ortega; Walker, Laporte, Akanji, Gomes; Rodrigo, Palmer, Bernardo; Mahrez, Alvarez, Foden
Chelsea: Kepa; Humphreys, Chalobah, Koulibaly, Hall; Jorginho, Gallagher, Kovacic; Ziyech, Havertz, Mount

Top Channel