Tentoi të fuste kokainë në Aeroportin “Nënë Tereza”, identifikohen dy valixhe me 46 kilogramë lëndë narkotike
Shoferët dhe një pasagjere kanë mbetur të plagosur sot në Gjirokastër pasi mjetet me të cilat po udhëtonin janë përplasur me njëra-tjetrën.
Aksidenti i trefishtë ka ndodhur rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kordhocë”.
Automjeti tip “Nissan”, me drejtues 66-vjeçarin J. D. është përplasur me automjetin tip furgon, me drejtues 55-vjeçarin me iniciale N. B., 55 vjeç dhe me automjetin tip “Ford”, me drejtues 37-vjeçarin me iniciale E. L.
Për pasojë, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve tip “Nissan” dhe “Ford”, si dhe ka mbetur e plagosur rëndë pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Nissan”.
Nuk dihet si ka ndodhur ky aksident, ndërkohë që pritet zbardhja e rrethanave të tij nga grupi hetimor.
Top Channel