E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të jetë në pikëpyetje, me rinovimin e kontratës që është kthyer në një çështje te Milani, teksa sulmuesi po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra europiane.

Së fundmi, mediat gjermane kanë raportuar se garës për shërbimet e portugezit i është bashkuar edhe Bayerni Munich. Kampionët e Gjermanisë dëshirojë të përforcojnë repartin e avancuar me një lojtar të talentuar që ka shpalosur të gjithë vlerat e tij në Seria A, teksa drejtuesit po mendojnë të heqin dorë nga Coman për të bindur Milanin.

“Bavarezët” janë të gatshëm të ofrojnë një shkëmbim Coman-Leao, duke marrë parasysh që kontrata e portugezit skadon në verën e vitit 2024, dhe praktikisht klubi italian do të gjente menjëherë zëvendësuesin e Leaos.

Francezi Coman, vetëm një vit më parë rinovoi me bavarezët deri në vitin 2027, por largimi i tij për t’i hapur rrugë Leaos është mundësi konkrete. Situata në Gjermani është mjaftë e qartë, vera e vitit 2023 prite të jetë e zjarrtë me Leaon dhe Coman në qendër të vëmendjes për shkak të një shkëmbimi të mundshëm.

Megjithatë drejtuesit e kuqezinjve nuk mendojnë asnjë hipotezë për Leao dhe i vetmi objektiv është rinovimi i kontratës me portugezin. Lojtari më i mirë në Seria A, kërkohet me ngulm edhe nga Man City, ku njëjtë si Bayern Munchen, edhe drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të sakrifikojnë një nga yjet e ekipit për të mbërritur tek ai (Jack Grealish).

Top Channel