Një autobus me emigrantë nga Kosova që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është sulmuar me gurë  mbrëmjen e së shtunës në Serbi.

Fatmirësisht të gjithë udhëtarët që ishin në autobus nuk pësuan lëndime, ndërsa pas incidentit autobusi vazhdoi me itenerarin e tij.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në Krushevc.

Nga fotot e para nga incidenti duket se është sulmuar me  gurë pjesa e përparme e autobusit duke thyer xhamin.

Autoritet thonë se janë duke e hetuar ngjarjen, por ende nuk kanë detaje se kush qëndron pas sulmit.

Ndërkohë ky incident vjen pas ditësh të tëra tensione në veriun e Kosovës, ku serbët lokale ngritën barrikada pas arrestimit të ish zyrtarit policor Dejan Pantiç.

Barrikadat u hoqën kur Pantic u vendos në arrest shtëpie, por  klima e tensioneve ne veri nuk duket se është zbutur.

Top Channel