IFFHS shpall Trajnerin e Vitit, mori rreth 200 vota më shumë se vendi i dytë

08/01/2023 16:27

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, IFFHS ka përzgjedhur Lionel Scalonin si trajnerin më të mirë të vitit 2022.

Tekniku 44-vjeçar udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Botërorin e Katarit dhe riktheu trofeun e kampionit të botës në Buenos Aires pas plot 36 vitesh pritje.

Plot 240 vota mori Scaloni si trajneri më i mirë i vitit 2022, ose rreth 200 më shumë se Didier Deschamps, që u rendit i dyti me 45 vota dhe marokeni Regraoui që u rendit i treti me 40 vota, pasi udhëhoqi vendin e tij drejt një arritjeje historike, siç ishte vendi i katërt në Botëror.

Top Channel