Përmbytja ‘një herë në shekull’ shkakton kaos në Australi

08/01/2023 15:04

Përmbytje masive, të cilësuara nga ekspertët si ato që ndodhin një herë në shekull”, kanë shkaktuar kaos në veriperëndim të Australisë.

Kriza në Kimberley -që ka madhësinë e Kalifornisë – erdhi pasi  javën e kaluar Ellie, një ish-ciklon tropikal solli shi të dendur.

Kryeministri australian Anthony Albanese tha se qeveria e tij ishte e gatshme të ofrojë çfarëdo lloj mbështetjeje të nevojshme për banorët e prekur.

Për  gjatë dy viteve të fundit për shkak të një ngjarje moti shumëvjeçare të njohur si  La Nina, ka pasur përmbytje masive në Australi.

Disa rajone lindore kanë përjetuar katër kriza të mëdha përmbytjesh që nga viti i kaluar të shkaktuara nga  La Nina, i cili zakonisht shoqërohet me rritje të reshjeve.

Qyteti i Fitzroy Crossing, një komunitet prej rreth 1,300 banorësh, ka qenë ndër më të goditurit, me furnizimet që duhet të transportoheshin me avion për shkak të rrugëve të përmbytura.

Në të gjithë Kimberley, ku rreth 50% e banorëve janë aborigjenë, 233 njerëz ishin evakuuar deri më tani për shkak të përmbytjeve, thanë autoritetet.

Top Channel