Plagosja në Shtërpcë të Kosovës, dëshmitari jep detaje të rrethanave të ngjarjes

07/01/2023 22:21

Detaje të tjera janë bërë me dije në lidhje me plagosjen e ditës së djeshme në Shtërpcë të Kosovës, ku u plagosën dy persona, Stefan Stojanoviç 11-vjeçar dhe Millosh Stojanoviç, 21 vjeçar.

Ai i cili dyshohet se kreu këtë akt është Azem Kurtaj nga Gabrica e Kaçanikut, i cili edhe u arrestua pak ore pas ngjarjes. Cvetko Petroviç i cili ka qenë dëshmitar i rastit, tregon sesi ka rrjedhur e gjithë ngjarja,

Personi që dërgoi viktimat në Qendrën e Mjeksësisë Familjare në Shtërpcë ishte Milan Kudimiç.

Ai shprehet se nuk di motivet e këtij akti, derisa shton se asnjëherë nuk kanë pasur probleme me fqinjët shqiptar. Në anën tjetër, familjaret e të dyshuarit refuzuan të flasin për rastin.

Megjithatë, prapa kamerës një nga ta thotë se akti u krye si vetëmbrotje.

Në këtë mënyrë shprehet edhe avokati i të dyshuarit për plagosjen, Naim Ferati. I dyshuari për plagosjen është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj se ka qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Top Channel