Heshtjes dhe indiferencës së institucioneve shtetërore në lidhje me punimet e paligjshme që po kryen firma Gener 2 për ndërtimin e koncesionit Thumanë-Kashar ku preken 30 ha tokë dhe shemben 20 banesa, banorët i janë përgjigjur me protesta.

Se si punon firma e qetë pa leje ndërtimi  nuk e dimë ku ligji e thotë që duhet të ndërpriten punimet dhe të ndiqet penalisht”.

Banoret thonë se nuk do lejojnë punimet në tokat e tyre pa u kompensuar me çmimin e tregut, në rast të kundërt do të ndërmarrin akte ekstreme.

Ne do të vetë flijohemi, nuk ka më të shtrenjtë se prona pas familjes”

“Ky shtet nuk do t’ia dijë a jemi të vdekur a të gjallë”

Nuk kemi për të hy kurrë në Europë do mbetemi rrugëve të botës”– shprehen banorët.

Të hënën banorët i drejtohen prokurorisë dhe SPAK-ut bashkë me dokumentacionin që kanë grumbulluar ndërkohë që do të dërgojnë peticion me kërkesat e tyre në të gjitha përfaqësitë e ambasadave në Tiranë.

Top Channel