31 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 nga  361 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit.

17 raste të reja kanë rezultuar në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 1 qytetarë në Shkodër, Roskovec.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 232 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

6 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,110 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Janar 2023)

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 361

Testime totale 2,022,357
Raste pozitive 332,938
Raste të shëruara 329,110
Raste Aktive 232
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155
Fier 27
Vlorë 11
Durrës. 11
Gjirokastër. 9
Berat. 8

Kukës. 3
Lezhë. 3
Dibër. 2
Shkodër 2
Korçë 1

Top Channel