Tërmeti, dimri i katërt/ Sot në Exclusive, familjet që ende janë pa shtëpi

08/01/2023 12:38

Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit në 2019 familjeve u shkatërroi banesat.

Prej tre vitesh shumë shqiptarë jetojnë në kushte të mjerueshme, jetesa në çadër, apo kontinier nuk ka qenë aspak e lehtë për shqiptarët që deri para kësaj date  kishin një shtëpi që i mbante larg dimrit të ftohtë dhe verës së nxehtë.

Edhe pse jetojnë në qytete të ndryshme dhe nuk njihen me njëra-tjetrën këto familje dëshirën e kanë të përbashkët, të futen sa më shpejt në shtëpinë e re që ju është premtuar.

Exclusive në këtë dokumetar sjell rrëfimet e familjeve shqiptare që tërmeti i 26 nëntorit në 2019 u shkatërroi shtëpinë.

Ku jetojnë ata sot? Si po shkon procesi i rindërtimit? Pse për disa shqiptarë po zgjasin kaq shumë pasojat e tërmetit?

Hasan Bilja : unë jetoj vetë i gjashtë

Lumturi Bilja:  Të jetosh në çadër edhe derrat të fusësh brenda ma merr mendja se do të ikin

Ndue Gjini: Unë vuaj nga hemorragjia në tru I kërkoj qeverisë sa më shpejt të më bëj shtëpinë

Rita Gjini: Unë Kërkoj të më bëjnë shtëpinë

Tereza Jaku: Kushtet janë për faqe të zezë. Me keq nuk ka më.

Hasan Bilja: unë dua një shtëpi.

Të dielën ora 20:15 në Exclusive… Tërmeti dimri i katërt

Top Channel