Video/ Dygolësh në FA Cup, 21-vjeçari shqiptar shpallet më i miri i ndeshjes

08/01/2023 11:39

Armando Dobra shënoi dy gola në barazimin 3-3 që Chesterfield arriti përballë ËBA në duelin e raundit të 1/32 në FA Cup.

Sulmuesi i majtë i Shqipërisë U21 (11 ndeshje dhe një gol), u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Golin e parë e realizoi në minutën e 36’. Dobra mori një pasim nga krahu i djathtë dhe tundi rrjetën kundërshtare me një goditje të menjëhershme me të djathtën.

Lojtari i lindur në Londër, festoi sërish pesë minuta më vonë, duke kaluar përkohësisht Chesterfield në avantazh 3-2, por miqtë barazoi takimin në pjesën e dytë dhe këto dy skuadra do të përballen sërish mes tyre për një biletë në raundin tjetër.

Dobra numëron tre gola dhe po kaq asiste në kampionat (National League), ndërkohë që ngjitur në kuotën e katër realizimeve në FA Cup.

Top Channel