Nënë e bir, të cilët u arrestuan pasi në një banesë para në “Rrugën e Kosovarëve”, u janë gjetur në banesë shuma të konsiderueshme parash.

Në banesën policia ka gjetur 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri,të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërkohë, ende dihet ende se ku i kanë gjetur paratë dhe aksesorët.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- njofton policia.

Top Channel