![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/ancelotti-442x249.jpg)
10/06 20:14
Bundesliga rinis në 20 shkurt, ndërkohë që Bayern Munchen vazhdon të kërkojë për zëvendësuesin e Manuer Neuer mes shtyllave.
Kapiteni ka mbyllur sezonin si pasojë e dëmtimit në gju.
Yann Sommer është përfolur si pasuesi i Neuer, por portieri i kombëtares së Zvicrës do të mbyllë sezonin te M’Gladbach, ekip ku luan prej vitit 2014.
Drejtuesit e Bayernit po studiojnë alternativa të tjera, ndërkohë që për momentin postin e Neuer në formacionin e ekipit të Nagelsmann do e zërë Sven Ulreich.
Bavarezët e nisin vitin 2023 në transfertë ndaj Leipzigut. Bayerni kryeson kampionatin gjerman me 34 pikë, katër më shumë se Freiburgu dhe gjashtë mbi Leipzigun.
Top Channel