Juventus dhe Barcelona në “luftë” për sulmuesin e Crystal Palace

07/01/2023 22:51

Crystal Palace e nisi vitin me një humbje të thellë në Premier League përballë Tottenham, por përsëri mbetet në mesin e klasifikimit.

Natyrisht, në janar vëmendja spostohet edhe te merkato, me drejtuesit e klubit që janë shumë aktiv, kjo për faktin se anglezët janë kthyer në një “supermarket”.

PSG është vendosur në gjurmët e Olise, ndërsa Juventus dhe Barcelona po ndjekin me shumë interes sulmuesin Wilfried Zaha, i cili tashmë është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me “Shqiponjat”.

Si Juventus ashtu edhe Barcelona kërkojnë të sigurojnë shërbimet e një sulmuesi për të plotësuar nevojat e sezonit dhe 30-vjeçari është një lojtarë i cili i përmbush pritshmëritë për të dyja klubet.

Zaha është pjesë e litës së futbollit anglez nga viti 2013 dhe ka luajtur edhe për Manchester United, ndërsa me Crystal Palace ai numëron në total 447 ndeshje dhe 89 gola.

Top Channel