Gjarpri i rrallë i shkëmbit në Florida (Tantilla oolitica) është nga më të rrallët në Amerikën e Veriut, dhe shkencëtarët thonë se shikojnë një të tillë në habitat të egër një herë në katër pesë vjet.
Madonna ka vendosur të heqë dorë nga flokët e saj bjonde platin për një pamje të re.
Pas takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidenti italian, Sergio Mattarella zhvilloi sot homazhe edhe te Varrezat e Dëshmorëve, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryeministri Edi Rama ka kthyer përgjigjen e pyetjes “ku ishte shteti” kur u ndërtuan ndërtesat pa leje në Tiranë, për të cilat po zhvillohet aksioni për konfiskimin e tyre.
Prezantuesi britanik i BBC-së, Huw Eduards është kritikuar pasi u shfaq pak më parë me veshje të zezë, teksa Mbretëresha Elisabeth është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Një hetim i kontrollit të brendshëm të policisë së Londrës deklaroi sot se 24-vjeçar i qëlluar për vdekje të martën gjatë ndjekjes nga oficerët, nuk rezultonte i armatosur siç ishte deklaruar më herët.
Në Shqipëri, Policia Kufitare thotë se po punon për në ndaluar kontrabandistët që dërgojnë të rinjtë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa autoritetet në këtë vend thonë se shifrat e emigrantëve që kalojnë ngushticën e La Manshit me varka të vogla është rritur ndjeshëm. Për shumë të rinj në Shqipëri, Britania e Madhe është një vend që iu jep mundësi për një jetë më të mirë.
Familja e shqetësuar e Cara Delevingne thuhet se po planifikon të organizojë një ndërhyrje pas sjelljes gjithnjë e më të çrregullt të modeles gjatë javëve të fundit.
Një burrë ka kaluar dy ditë në ajër kur balloni me të cilin ai po vilte boçe pishash u shkëput nga lidhjet e sigurisë.
Vera Ora, mamaja e Rita Orës, në një intervistë për “Shqipëria Live” ka treguar më shumë detaje rreth jetës së këngëtares me famë botërore.
Avioni privat me anëtarët e familjes mbretërore të Anglisë që u nis nga Northolt drejt Aberdeen për të mbërritur në Balmoral ku ndodhet Mbretëresha, ishte më i ndjekuri në mbarë botën në aplikacionin FlightRadar24.
SHBA-ja ka pshprehur sërish mbështetje për Shqipërinë, pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik dhe më pas ndërprerjes së marrëdhënieve me këtë shtet, përmes Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.
Shtatë anëtarë të familjes mbretërore sapo kanë mbërritur në Aberdeen, pas lajmit se Mbretëresha Elisabeth është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ata janë të martuar prej pesë muajsh, por Nicola Peltz ka kujtuar se takimi i saj i parë me bashkëshortin e saj Brooklyn Beckham nuk ishte dashuri me shikim të parë.
Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden mirëpritën ish-presidentin Barack Obama dhe ish-zonjën e parë Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për të zbuluar portretet zyrtare të çiftit Obama.
Një ditë pasi u njoftua në mbledhjen e qeverisë, ka nisur sot zbatimi i vendimit për konfiskimin e ndërtesave pa leje.
Një i ri obez i njohur në rrjetin TikTok për videot ku vinte në lojë problemet e tij të peshës, ironikisht ka vdekur në moshën 28 vjeçare.
I dyshuari në një sulm me thikë në Kanada që la 10 të vdekur dhe 19 të plagosur ka ndërruar jetë, pasi u kap nga policia.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Ukrainë, në një vizitë të paparalajmëruar, dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Uashingtonit për Kievin, ndërsa kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga sulmi i Rusisë ndaj këtij vendi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se Policia e Kosovës prej sot ka filluar patrullimin ujor në kufi me Serbinë si dhe të gjithë hapësirën e Liqenit të Ujmanit, për herë të parë që nga përfundimi i luftës.
Flokët thinjen kur trupi resht së prodhuari pigmentin melaninë që është përgjegjëse për ngjyrën e flokut.
Shumë njerëz preferojnë të shijojnë një ëmbëlsirë pas konsumit të vaktit të fundit të ditës.
Një pikë furnizimi me karburant është bërë objekt i një grabitjeje masive prej rreth 60 motoçiklistëve natën e djeshme në Argjentinë, që u shoqërua me skena kaosi dhe akrobacie të shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale.
Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, ka pranuar se i vjen keq për komentet përçmuese për policinë dhe gjyqtarët.
Një vajzë braziliane ka sjellë në jetë binjakë me baballarë të ndryshëm pasi kreu marrëdhënie seksuale me dy burra në të njëjtën ditë.
Sinisa Mihajlovic u shkarkua para dy ditëve nga posti i trajnerit të Bolonjas ndërsa serbi ende nuk i ka kuptuar motivet e këtij vendimi të drejtuesve të klubit.
Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur.
Trupa të copëtuar të hedhur njëri mbi tjetrin në pamje të plotë të publikut, ishin taktika më e fundit e terrorit mes bandave rivale të drogave në veri të Meksikës, teksa foto e video të rënda të skenave ishin shpërndarë në rrjetet sociale.
Bllokimi i grurit në portet e Detit të Zi nga Rusia, u përdor si armë lufte jo vetëm ndaj Ukrainës por edhe ndaj vendeve të Europës, të cilët tregun kryesor të drithërave e kishin këto dy shtete.
Çmimi i energjisë për familjet që konsumojnë deri në 800 kilovat orë në muaj nuk do të rritet.
Pacientët me Hepatit B sorollaten për analiza dhe nuk gjejnë zgjidhje në sistemin shëndetësor publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një 50-vjeçar i identifikuar si Elmaz Kaliaj ka plagosur me thikë bashkëshorten dhe komshiun.
Në këtë artikull ne do ju japim udhëzimet e duhura se si të krijoni një gardërobë që i reziston kohës. Jeni gati?!
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Forumin Rajonal për Bizneset Sociale, një takim i organizuar me të rinj nga Ballkani Perëndimor.
NATO ka reaguar përmes një deklarate zyrtare pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, vendim që pason sulmin kibernetik ndaj institucioneve publike në vend.
Ndonëse u deklarua se mbështet masat e qeverisë për krizën energjetike apo paketën e ndihmës, deputeti socialist Erion Brace rezervoi në seancën plenare disa kritika e sugjerime.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar sot aderimin e deputetes Doarsa Kica Xhelili, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në atë të LDK-së.
Një tjetër grua ka mbetur e lënduar nga dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, në fjalën e tij në nisje të sesionit të ri parlamentar u ndal edhe te ligjet e propozuara nga Autoriteti i Dosjeve, duke i kërkuar edhe opozitës të mbështesë nismën për “despiunizimin e politikës shqiptare”.
Zyrtarët e mbrojtjes të Bjellorusisë kanë njoftuar për nisjen e stërvitjeve ushtarake pranë kufirit me Poloninë, shtet anëtar të Bashkimit Evropian.
Ka zgjatur për mëse dy orë kontrolli i forcave RENEA në godinën e ambasadës së Iranit në vendin tonë, stafi i së cilës nga sot largohet nga Shqipëria me vendim të qeverisë shqiptare.
Mbretëresha Elizabeth II është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral pasi mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj, thotë Buckingham Palace.
Një person në Kosovë është dënuar krime lufte.
Krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, edhe disa shtete jo anëtare pranë BE-së do të ftohen të marrin pjesë në samitin e parë të Komunitetit Politik Europian muajin e ardhshëm.
Kreu i grupit socialist Taulant Balla, bëri paralajmërimin e fortë në sallën e seancave plenare, ndërsa tha se pas SHBA e Britanisë, ish kryeministri Berisha, do të shpallet non grata edhe BE.
Kuvendi diskuton sot aktin normativ për disa shtesa në ligjin “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe menyrën e përdorimit të tyre”.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vrasjen e 5,718 civilëve, duke përfshirë 372 fëmijë, por shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta, i tha Këshillit të Sigurimit drejtuesja e Çështjeve Politike të OKB-së.
Aryna Sabalenka kualifikohet në raundin gjysmëfinal të US Open.
Europa League është një garë mjaft prestigjioze në futbollit europian dhe shumë skuadra me emër dhe traditë kanë shansin për ta fituar këtë trofe.
Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që prej vitit 1985.
Një projektligj i BE-së prezanton për herë të parë objektivat e detyrueshëm të reduktimit të kërkesës për konsumin e energjisë elektrike dhe vendos “një tavan mbi të ardhurat” e kompanive që nxjerrin fitime të papritura nga kriza energjetike.
Inflacioni në Bashkimin Europian, apo niveli i shtrenjtimit, ka mbërritur në 10 përqind, duke bërë që në një formë apo një tjetër, pakënaqësia me këtë situatë, të shpërthejë.
Pritjes për iPhone 14 i erdhi fundi: kompania Apple prezantoi modelet e reja të smartfonit të saj më të avancuar, i cili është i aftë të përdorë satelitët për të dërguar mesazhe urgjence.
Dy ekspertë amerikanë të sigurisë, John Holtquist, i kompanisë “Mandiant”, që merret me ruajtjen e të dhënave të inteligjencës, dhe Amir Rashidi, nga organizata “Miaan”, specialist për censurën iraniane të internetit, sulmet kibernetike dhe prirjet e sigurisë, ndajnë bindjen e plotë se pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë qëndron Irani.
“Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, BE nuk është i plotë”, kështu u shpreh në Tiranë, Presidenti Italian, Sergio Mattarella.
Në datën 10 shtator, në Tiranë do të çelet ekspozita “Novela grafike nga deti”, kushtuar skicave bashkëkohore, e organizuar nga Agjencia e Industrisë Kreative të Tiranës.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim homologun italian, Sergio Mattarella, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në vendin tonë.
Forca të shumta policie dhe RENEA pritën mesditën, kur mbaronte afati i lënë nga qeveria për largimin e diplomatëve iranianë, për të hyrë në godinën e ambasadës iraniane.
Nëntë punonjës të një fabrike përpunimi ulliri. janë paraqitur këtë të enjte me shenja intoksikimi në spitalin e Fierit.
Një grua ka mbetur e plagosur në Vlorë pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj.
Policia ka nevojë për një frymë të re, që e sjell vetëm gjenerata e re e Policisë së Shtetit, harmonizuar në kontributin dhe eksperiencën e vyer të policëve të karrierës.
Forcat e policisë kanë hyrë në ambientet e brendshme të ambasadës iraniane në Tiranë, kur diplomatëve u kanë mbetur dhe dy orë kohë për të liruar godinën.
Presidenti Bajram Begaj, ka pritur homologun italian Sergio Mattarella. Kreu i shtetit italian ndodhet për një vizitë zyrtare 2 ditore në Shqipëri.
Kush shpenzon më shumë se 800 kv/orë energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajë më shumë për energjinë elektrike.
Kryeministri Edi Rama ka folur prezantuar sot atë që e quan si paketa e rezistencës sociale dhe njofton se paga minimale do të jetë 34 mijë lekë.
Diplomatët iranianë boshatisën ambasadën e Iranit në Tiranë dhe po largohen nga vendi, me kërkesë të qeverisë shqiptare, që njoftoi prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
Një paketë me qëllim përballimin e krizës energjetike do të prezantohet këtë të enjte nga ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.
Një 40-vjeçar ka humbur jetën natën e kaluar në Himarë, pasi ka humbur kontrollin e motomjetit me të cilin po udhëtonte.
Fatkeqësitë natyrore edhe për shkak të ndryshimeve klimatike kanë ndryshuar agresivitetin dhe përsëritjen e tyre duke detyruar vende anembanë globit të angazhohen me plane të reja parandalimi.
Kthjellimet dhe temperaturat e larta do të karakterizojnë motin në vendin tonë këtë të enjte.
Opozita maqedonase duket nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani i saj për shfuqizimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Bayerni i Mynihut fiton duelin e madh me Interin në raundin e parë të ndeshjeve në grupe në Champions League. Kampionët e Gjermanisë treguan se mbeten favoritet kryesore për të fituar Grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Barcelona e Victoria Plzen.
Olta Gixhari, partneri i saj dhe djali i tyre Amar, jeton prej disa kohësh në Spanjë.
Ishte çështje kohe që transferimi të bëhej zyrtar. Klubi turk i Galatasaray-t ka zyrtarizuar huazimin e Muaro Icardit nga PSG.
Moderatorja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti!
Gjykatësja Aileen Cannon po përballet me kritika të ashpra pas vendimit të marrë të hënën pro një kërkesë të bërë nga ekipi ligjor i ish-presidentit Donald Trump, për të caktuar një ekspert të pavarur, për të shqyrtuar dokumentet e marra nga FBI-ja në shtëpinë e zotit Trump në Florida, gjatë një kontrolli të kryer më 8 gusht.
Ky është 65-vjeçari që u vra me thikë këtë pasdite në derën e shtëpisë nga bashkëfshatari i tij në Pogradec.
Nuk ekziston ndonjë alternativë për Asociacionin e komunave serbe, ndaj Kosovës nuk i mbeten shumë mundësi të tjera përveçse të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel. Pas takimit në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti slloven, Borut Pahor u përpoq të tregonte se autoriteteve kosovare nuk i mbeten shumë mundësi lëvizjeje.
Nga Beogradi, ndalesa e dyte e turit të tij ballkanik, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shfaqi shpresën që Kosova dhe Serbia ta arrijnë shpejt marrëveshjen e pë targat e makinave.
Joy Milne kishte vërejtur një ndryshim në aromën trupore të bashkëshortit të saj të ndjerë kur ai ishte 33 vjeç, 12 vjet para se të diagnostikohej me sëmundjen e Parkison.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha u është bashkuar reagimeve që dënojnë Iranin për sulme armiqësore ndaj Shqipërisë.
Lyoni pësoi humbjen e parë në Ligue 1 këtë sezon përballë Lorientit në transfertë, në sfidën e prapambetur që i përkiste javës së dytë të kampionatit francez.
Funta britanike ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan prej vitit 1985.
Orët kalojnë dhe diplomatët iranianë në ambasadën iraniane në Tiranë duhet të vazhdojnë përgatitjet për t’u larguar nga Shqipëria para mesdrekës të së enjtes.
Pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Iran, Britania e Madhe ka dënuar shtetin iranian për sulmin kibernetik kundër Shqipërisë.
Në fillim të korrikut të këtij viti, Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga plazhet më të frekuentuara në Shqipëri, duke filluar nga Velipoja, Durrësi, Golemi apo plazhe në Jug të Shqipërisë.
Institucionet e Kosovës janë të ekspozuara ndaj sulmeve potenciale kibernetike, të cilat mund të dëmtojnë mbarëvajtjen e përgjithshme të shtetit, thonë ekspertë të sigurisë kibernetike.
Mbrëmja e 6 shtatorit solli në Durrës një prej kolosëve të kinemasë dhe filmit autor në botë, regjisorin Ari Folman, fitues i Golden Globe dhe nominuar për “Oscar”.
Kreu i qeverisë, për herë të parë la të kuptohet një nga arsyet se përse u shkarkua Gledis Nano, nga drejtimi i Policisë së Shtetit.
Qeveria ka vendosur që të shembë apo të konfiskojë katet shtesë te objekteve ndërtuara ne shkelje te ligjit.
Ish drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis Nano do të jetë nën hetim për dekonspirimet e operacioneve.
Presidenti Jair Bolsonaro merrte pjesë sot në paradën ushtarake të 200-vjetorit të pavarësisë së Brazilit, shoqëruar nga homologu portugez Marcelo Rebelo de Sousa.
Qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë i përforcoi me zë edhe përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, e cila bëri të qartë se Shqipëria ka jo vetëm mbështetjen, por edhe mbrojtjen e aleatit të saj të madh në rast sulmi.
Irani nuk veproi i vetëm në sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, i cili paralizoi të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, 233 qytetarë, në këto bashki: 92 në Tiranë, nga 11 në Fier, Sarandë, 9 Lezhë, nga 8 Kamëz, Gjirokastër, 7 në Durrës, nga 6 Kavajë, Lushnje, Korcë, Devoll, Berat, nga 5 Shkodër, Divjakë, Peqin, nga 4 Dimal, […]
Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët ka komentuar vendimin e qeverisë për të rikthyer lojërat e fatit në vend.
Është zbardhur shkaku i vrasjes së 56-vjeçarit Safet Yskollari nga fqinji i tij pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
Aktorja amerikane Jennifer Lawrence ka deklaruar së fundmi se akuzat e rreme se ajo ka shkuar në shtrat me producentin përdhunues Harvey Weinstein, janë “gjëja më e çuditshme që ka dëgjuar ndonjëherë për veten”.
Safet Yskollari, 65 vjeç ka mbetur i vdekur ditën e sotme në Pogradec pasi është plagosur me thikë nga F.M., 63 vjeç.
Milot Rashica krah Mauro Icardit në sulm!