Amazon, Google dhe Apple publikuan bilancet e tyre për tremujorin e fundit të 2022, ku të treja kompanitë regjistruan humbje të mëdha.

Amazon vijon të faturojë më shumë se më pare, plot 149,2 miliardi dollar, por nuk ka fitime, vetëm 278 milioni dollar,  ndërkohë që në të njëjtën kohë të një viti më parë Amazon regjistronte 14,3 miliardi dollar fitime.

Ndërsa Apple regjistroi një ulje të shitjeve, me rreth 5 % dhe pati më pak fitime, 30, 5 miliardë dollar. Gjatë tre mujorit të fundit të 2022 Apple fitoi 30 miliardë dollar dhe faturoi 117, pritshmëritë ishin shumë më të mëdha. Dy janë shkaqet, ulja e kërkesës për këtë produkt në treg dhe vështirësitë e fabrikave kineze prej pandemisë pasi qeveria kineze  kishte vendosur masave shtrënguese.

Ndërsa Google pati një rënie të fitimeve në masën 34%, kryesisht sepse pati një rënie të reklamave në masën 5 %. Biznesi i rrjeteve sociale është në krizë ndërsa e vetmja që ka shënuar fitim është Metavers e Zukenberg që pati një rritje të jashtëzakonshme në burse, me 23 % duke fituar plot 100 miliardë dollarë.

Top Channel