Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja Vesa Ago, bashkëshortja e këngëtarit Skerdi Ago.

Ajo është në pritje të një djali dhe ndaj hyrja në studio u shoqërua me një atmosferë ndryshe.

Ndërsa Bieta po e pyeste për ecurinë e shtatzënisë së dytë, Vesa me sinqeritet zbuloi se këtë herë bëhet më shpejt nervoze.

“Në shtatzëninë e parë kam qenë më e qetë, kam qenë dyfish e dashuruar me Skerdin,,, kurse në të dytën jam më nervoze dhe më e ndjeshme. Filloj qaj për gjithçka. Në të parën e kam dasht Skerdin, tek e dyta më acaron, s’ e dua njësoj si në të parën. Më kanë ndryshuar hormonet më duket”, tha ajo me humor.

Top Channel