Lufta në Ukrainë/ Sulme të njëpasnjëshme me raketa në Donjeck

03/02/2023 14:02

Trupat ruse nuk po i ngadalësojnë sulmet e tyre në disa zona të rajonit të Donjeckut, pavarësisht se kanë pësuar humbje të mëdha, tha ushtria ukrainase më 3 shkurt, mes dyshimeve se Moska po përgatitet për një sulm të madh në lindje të vendit.

Sulmet ruse gjatë 24 orëve të fundit janë përqendruar kryesisht në katër drejtime, Lyman, Bakmut, Avdiyivka dhe Novopavlivka, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në konferencën e së premtes.

Ata thanë gjithashtu se sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj objektivave civile dhe infrastrukturore të Ukrainës kanë rezultuar në vdekje të civilëve dhe dëme materiale.

Një sulm i mëparshëm me raketa në një bllok apartamentesh në Kramatorsk vrau të paktën pesë persona, më 1 shkurt.

Forcat ruse vazhduan të lëshonin raketa ndaj objektivave civilë në Kherson dhe Mykolayiv, tha ushtria, duke shtuar se “qytetarë paqësorë u vranë dhe u plagosën nga sulmet e armikut”.

Top Channel