Një shqiptar ndëshkon “Aspirinat”, goli i dytë në Bundesligë në më pak se dhjetë ditë

03/02/2023 22:07

Një shqiptar zhbllokon sfidën mes Augsburgut dhe Bayer Leverkusenit, në sfidën e parë të javës së 19-të të Bundesligës.

Në minutën e 55-të, vendësit kaluan në epërsi falë golit të Mërgim Berishës, që “u harrua” i vetëm në zonë, pa hasur asnjë vështirësi për ta dërguar topin në rrjetë me kokë.

Për 24-vjeçarin është goli i dytë brenda pak ditës, pasi ka shënuar golin e fitores në sfidën e 25 janarit, kundër Borussias së Moenchengladbachut.

Mërgim Berisha ka lindur në Gjermani dhe ka luajtur 13 ndeshje me përfaqësuesen U-21 të këtij vendi.

Top Channel