Foto ilustruese

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr.4 në Pogradec rreth orës 06:30.

Viktima e identifikuar si L. P. ishte  banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari  mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Top Channel