16 qytetarë të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit në vend, dy të shtruar në spital

03/02/2023 18:21

16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend nga 411 testime të kryera gjithsej.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 16 qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 9 janë në Tiranë, 2 në Lushnjë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Fier, Dimal, Kuçovë.

Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,543 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 411

Testime totale 2,032,010
Raste pozitive 333,269
Raste të shëruara 329,543
Raste Aktive 130
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105
Fier 12
Vlorë 4
Durrës. 3
Berat. 3
Elbasan. 2
Lezhë. 1

Top Channel