Auto Moto Park Albania/ Konkursi për projektin e pistës moto sportive me standardet FIA

03/02/2023 20:02

Në Tiranë u zhvillua një konkurs me kompani ndërkombëtare për realizimin e projektit ambicioz “Auto Moto Park Albania”.

Synohej përzgjedhja e një kompanie e cila do të  ndërtojë cirkuitit të parë moto-sportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM.

Është zgjedhur Krasta në Elbasan për të jetësuar këtë projekt mbështetur nga qeveria.

Event historik për automotorizmin shqiptar por edhe për Shqipërinë sepse, falë ideve të tyre dhe projekteve të tyre, ne do të përzgjedhim edhe projektin më të mirë apo atë që ne do na duket më i miri për t’i hapur rrugë një epoke të re, një epokë të re për Elbasanin dhe Shqipërinë, për ta vendosur Shqipërinë në një tjetër hartë ku ajo mungon plotësisht dhe për t’i hapur Shqipërisë një tjetër derë prej ku një tjetër kategori vizitorësh do të mund të hyjnë për të fuqizuar më tutje ekonominë tonë, për të fuqizuar më tutje imazhin tone”– u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama foli edhe për aspektet e tjera përfituese nga ky projekt.

I hap rrugë edhe një tjetër fronti të punësimit cilësor të të rinjve, jo thjesht vende pune, por vende pune të mirë paguara, teknologji e lartë padiskutim dhe mundësira të reja dhe horizonte të reja për gjeneratën e re”- tha Rama.

Shumë gjëra deri dje në dukje të pamundura, theksoi kryeministri tani janë në rrugën që po bëhen të mundura.

Ajo çka do të dukej e pamundur deri më sot që në Shqipëri të kishim edhe një garë të Formula 1, e ardhmja do të tregojë se edhe kjo është e mundur”- shtoi Rama.

Pasditen e sotme është shpallur edhe fituesi i projektit. Vlerësimi për prezantimin më të mirë u bë nga një juri me katër përfaqësues, e cila mori parasysh një sërë elementesh dhe përqasjen e tyre për parkun automobilistik të Elbasanit.

Top Channel