Partizani vijon merkaton, të kuqtë transferojnë një sulmues nga Hungaria

03/02/2023 18:00

Partizani vijon merkaton teksa të kuqtë firmosin me sulmuesin Remzifaik Selmani.

Së fundmi, 25-vjeçari ishte pjesë e kampionatit hungarez aty ku aktivizohej me skuadrën e Mezokovesd, ndërsa në të kaluarën e tij, tetovari ka qenë pjesë edhe e Ujpest po në Hungari, Shkëndijes së Tetovës, Renovës dhe Llapit në Kosovë.

Për sulmuesin do të jetë eksperienca e parë në Shqipëri teksa në prezantimin nga klubi i Partizanit, bie në sy fakti që Selmani trashëgon numrin 9 të lënë bosh nga Xhuljano Skuka.

Një përgjegjësi më shumë për 25-vjeçarin që i duhet të ndihmojë skuadrën në objektivin për titullin kampion.

Njoftimi i Partizanit:

Top Channel