Duhet të keni ‘sytë e një shqiponje’ për të zbuluar një nga felinët më të izoluar të botës, të fshehur në peizazhin e Himalajeve (fotot)

03/02/2023 21:44

Kafsha që njihet si një nga felinët më të “veçuar në botë” është e kamufluar aq mirë në këtë iluzion optik sa që është thuajse e pamundur ta pikasësh në një kohë të shkurtër.

Por nëse shihni mirë, një leopard dëbore është në pritje të gjahut të tij në imazh, gati për t’u lëshuar në sulm.

Dhe siç thonë komentuesit e shumtë në rrjet, pasi ta shihni ku ndodhet, nuk ia ndani dot sytë më.

Imazhi i kthyer në “nje iluzion optik” është marrë në Himalajet indiane nga fotografi vendas Saurabh Desai, teksa ecte në ekskursion në luginën Spiti në 2019.

“Isha në kërkim të një prej felinëve më të izoluar të botës, leopardin e dëborës, të njohur gjithashtu si ‘fantazma gri’, në gjuhën lokale”, thotë ai për rrjetin My Modern Met.

Vetëm pas disa muajsh kërkim, Desai kishte arritur të fotografonte leopardin e murrmë, në këtë lartësi shkëmbore të fshatit Kibber.

Dhe më sa duket edhe felini i pakapshem e pikasi atë, duke shikuar drejtpërdrejt në kamerën e tij.

“Foto përshkruan leopardin e dëborës që përpiqet të zbresë shkëmbim, por duke vërejtur prezencën time ai vendosi të priste derisa të errësohej, duke qëndruar aty buzë rrëpirës”.

Imazhi besohet se është marrë në mbi 3000 lartësi.

“Vetëm pasi e gjen leopardin ai bëhet i qartë dhe i thjeshtë për t’u parë”, shkruante një nga komentuesit në rrjet.

FOTO GALERI
1/3
Vetëm pas disa muajsh kërkim, Desai kishte arritur të fotografonte leopardin e murrmë, në këtë lartësi shkëmbore të fshatit Kibber.

Top Channel