Mbretëria e Arabisë Saudite grant me vlerë 50 milionë dollarë për Shqipërinë

03/02/2023 14:48

Mbretëria e Arabisë Saudite i dha vendit tonë një grant me vlerë 50 milionë dollarë.

Pas takimit që mblodhi së bashku Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë,  Delina Ibrahimaj në selinë e Ministrisë,  Ambasadori deklaroi se ky grant i pakthyeshëm vjen në kuadër të miqësisë së ngushtë mes dy vendeve dhe vullnetit të qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për t’i qëndruar pranë Republikës mike të Shqipërisë dhe për të mbështetur zhvillimin e saj në dritën e situatës aktuale ekonomike që po kalon Shqipëria, për shkak të krizës globale energjetike dhe presioneve inflacioniste.

Ambasadori vlerësoi gjithashtu nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve, duke i uruar Republikës së Shqipërisë më shumë përparim dhe prosperitet.

Top Channel