Exclusive/ Top Channel siguron dosjen e korrupsionit në QSUT! Si mjeku dhe tekniku i imazherisë morën para nga emigranti shqiptar (Detajet)

04/02/2023 10:07

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e mjekut dhe teknikut të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të cilët u arrestuan një ditë më parë me akuzën e korrupsionit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen e mjekut dhe teknikut të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të cilët u arrestuan një ditë më parë me akuzën e korrupsionit.

Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku dyshohet se kryenin skanera pa radhë kundrejt shpërblimit në Qendrën Spitalore Universitare.

Sipas gazetares, Anila Hoxha dosja po hetohej prej tre javësh nga prokurori nga Bledar Valikaj, i cili kërkon “arrest me burg” për dy të arrestuarit.

Personi që ka kallëzuar çështjen, e cila solli dhe arrestimin e dy personave përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer.

Për aksidentin e bërë nuk kishte marrë mjekim të specializuar, pasi ishte në  moshë të re, por kohët e fundit kishte nisur të kishte shqetësime.

Kur kallëzuesi ka shkuar për t’u interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ishte vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte, ndërsa ky i fundit i ka thënë se do ta ndihmonte.

Metaliu i ka thënë  të bënte skaner të trupit, shërbim që mund ta përfitonte duke dhënë para ose do të priste disa muaj sa t’i vinte radha, sipas procedurave të spitalit.

Doktor Metaliu i ka thënë denoncuesit që për një skaner ata merrnin 12.500 ndërsa për të do të merrte 6.000-7000 lekë. Më pas mjeku komunikon me kolegun e tij teknikun e imazherisë, Astrit Mansaku dhe skaneri realizohet.

Dy punonjësit e QSUT-së, nuk ndihmuan vetëm qytetarin e parë, por edhe shokun e tij, duke shkelur rregulloren e spitalit. Ata i bënë skanerin pa radhë dhe pa dokumentacion duke përfituar vlerën 6000 lekë te reja.

“Personi që ka kallëzuar çështjen, përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë nje aksident me makine ku ai ishte si pasagjer. Per aksidentin e bere nuk  ka marre ndonje mjekim te specializuar pasi e ka kaluar vete meqenese ka qene dhe moshe e re por  tani ka filluar te ndjeje disa shqetesime qe kane ardhur si pasoje e ketij aksidenti si marrje mendsh, dhimbje ne qafe e ne shpatullen e majte. Per shqetesimet shendetesore qe i kane lindur ka shkuar ne spitalin universitar te traumes (ish spitali ushtarak) ku eshte vizituar nga mjeket Asllan Selaj i cili i ka leshuar nje recete per mjekimin qe duhet te merrte dhe tek doktoreshe Valbona Kopani  e cila i ka thene qe te bente rezonance manjetike dhe disa vizita te tjera e me pas te shkonte ta takonte. Gjate interesimit qe kallezuesi ka bere tek spitali i traumes ka rezultuar se e ka pasur te pamundur te beje vizitat mjekesore qe i kishin thene doktoret e sipershenuar sepse duhet te ishte i sapo aksidentuar dhe te vinte ne gjendje urgjence.

Kur kallezuesi ka shkuar per tu interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza eshte takuar rastesisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ka pas qene vizituar disa vite me pare dhe gjate bisedes se bere me te i ka treguar per shqetesimet shendetesore qe kishte. Doktor Nazmi Metaliu i thote qe pergjigje per shqetesimet qe kishte na i jepte nje skaner komplet i trupit. Kallezuesi e ka pyetur doktorin se per ta marre kete sherbim mos duhet te ishte i shtruar ne spital por ai i thote se nuk ka problem pasi keto gjera do ti rregullonte ai pasi do fliste me personelin mjekesor aty por duhet dhene para tek ata sepse si rregull behet me planifikim e vononte disa muaj. Doktor Nazmi Metaliu i jep kallezuesit  numrin e tij te celularit 0682226306 dhe i thote qe te pres diten e marte ose te merkure e te shkojme ta bejme skanerin direkt“, sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha.

“Doktori i ben disa pyetje ne koridor se ku kishte shqetesime, e prek ne qafe dhe i thote qe pa merak se do bejme kontroll tek qafa etj. Gjate bisedes Ardiani e pyet doktorin se si do veprojme ne te ardhmen dhe doktor Nazmiu i thote se per nje skaner ata marrin nga 12.500 leke te reja ndersa per ju te dy do te flas une qe ta bejme me nga 6.000-7000 leke te reja. Doktori i tha Ardianit se do te fliste me nje kolegun e tij dhe kur te kishte diten e oren e sakte do ta njoftonte.  Ne date 27.01.2023 sqaron se rreth ores 09.40 eshte takuar me mjekun Nazmi Metaliu ku fillimisht biseda ishte shoqerore, i thashe qe nga java tjeter do te vinte ai miku im. Doktor Nazmiu me tha qe per te bere skanerin duheshin 6.000 leke te reja dhe u lidh ne telefon me kolegun e tij Astrit Mansaku ku i tha se po vinte bashke me ate tek bondrumi qe te bente skanerin. Tek bodrumi doli doktor Astriti te cilit Nazmiu i tha qe te me bente mua nje skaner barku  dhe gjoksi. Pasi doktori mori shenim emrin tim, Nazmiu u fut brenda ku i dha doktorit shumen 6000 leke te reja dhe me tha qe do takoheshim serisht per te marre pergjigjen e skanerit. Me pas deklaruesi ka hyre tek skaneri ku viziten ja ben imazheristi Astrit Mansaku, ne perfundim te vizites ai i thote se kishte probleme me mushkerite ku duhet te konsultohej me mjeke tek dispanseria ose tek sanatoriumi ne sauk. Pas tre oresh eshte takuar serisht me doktor nazmiun i cili i jep pergjigjen e skanerit dhe i thote se shendeti tij nuk ishte i mire pasi kisha probleme me mushkerite“, sipas dosjes.

 

Top Channel