Nga Portugalia, Franca, Spanja dhe Italia, paralajmërimi i agjencisë së BE: Evropa rrezikon një sezon katastrofik zjarresh në fillim të gushtit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Twitter në mënyrë shumë të ashpër në lidhje me akuzat e opozitës për përfshirjen e tij në çështjen “McGonigal”.
Rama është shprehur se opozita nuk ka qenë kurrë më e mjerë dhe më e e shfytyruar dhe çekuilibruar, dhe qe gënjeshtrat nuk kanë qenë kurrë aq të qametshme.
Sipas tij kjo është pasojë e puthjes fatale me një të vdekur.
Kryeministri Edi Rama në Twitter:
Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.
Top Channel