E mërkurë, 27 Prill 2022
17:08
Rusia dëbon diplomatët japonezë dhe norvegjezë

Rusia ka dëbuar tetë diplomatë japonezë dhe tre norvegjezë ditën e sotme dhe ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri më datë 10 maj.

17:02
Asgjë nuk ka mbaruar, Kristo i Për’puthen e thotë troç: E pres Rrushen jashtë

Ish-konkurenti i Për’puthen, Kristo Sinani para pak ditësh u largua nga programi, pasi Rrushja zgjodhi të ndërpresë takimet me të.

17:00
Dikur pasurohej nga Putin, sot miliarderi rus i kthehet kundër: Rusia do të dalë e humbur

Miliarderi Dmytro Firtash, i cili është një oligark ukrainas që pasurohej me ndihmën e Kremlinit, tashmë është kthyer kundër presidentit Vladimir Putin dhe e dënon ashpër luftën që ai ka krijuar në Ukrainë.

16:57
Vrasja e dyfishtë për konflikte pronësie në Lezhë, Aleksandër Përdoda dënohet me burgim të përjetshëm

Aleksandër Përdoda është dënuar me burgim të përjetshëm për për vrasjen e Kol Murranit dhe Preng Simoni në prill të vitit 2020, krim që dyshohet se e kreu në bashkëpunim me të vëllanë.

16:51
Katër punonjës të Disney, një ish-gjykatës mes dhjetra pedofilëve të arrestuar në operacionin në Florida (fotot)

Policia amerikane në Polk County, Florida, tha dje se dhjetra njerëz janë arrestuar si pjesë e një operacioni infiltrimi kundër predatorëve seksualë ndaj fëmijëve, trafikantëve njerëzorë e prostituta, disa prej të cilëve zyrtarë të rrjetit kinematografik Disney si dhe një ish-gjykatës amerikan.

16:41
“Jam abuzuar seksualisht, shisja drogë e gjeja ushqim te plehrat”, rrëfimi rrëqethës i futbollistit

Patrice Evra, një futbollist që ka fituar shumë gjatë karrierës së tij me Monacon, Manchester United, Juventusin, Olimpikun e Marsejës dhe përfaqësuesen e Francës, ka zbuluar se ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë.

16:38
Vladimir Putin: Kushdo që përpiqet të mbrojë Ukrainën do të marrë përgjigje nga ne, nuk e mendojmë dy herë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka paralajmëruar ditën e sotme se çdo vend që do të ndërhyjë për ti ofruar ndihmë Ukrainës, do të marrë një përgjigje të shpejtë nga Rusia, pa e menduar dy herë.

16:28
Rusia i ndërpreu furnizimin me gaz, vendet e BE-së ndihmojnë Poloninë dhe Bullgarinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga vendet e BE-së.

16:26
Plagosi me thikë vëllanë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Një 20-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka plagosur vëllanë e tij.

16:14
Rriten sërish çmimet, Bordi i Transparencës njofton shitjen e naftës me 233 lekë/ litër

Çmimi i naftës, gazit dhe benzinës ka pësuar rritje sërish ditën e sotme pas një vendimi të Bordit të Transparencës, i cili ka reflektuar vendimet e tregjeve ndërkombëtare.

16:10
Liqeni i Ohrit në sfidë për të qëndruar në UNESCO, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të përmbushin 32 kriteret

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të paraqesin në UNESCO, qershorin e vitit të ardhshëm dosjen me hapat e ndërmarrë për përmbushjen e rekomandimeve për të mos humbur statusin që e përfshin rajonin e Ohrit në listën e pasurive botërore.

15:57
Macron goditjet me domate në daljen e parë publike pas fitores presidenciale (video-foto)

Protestues lëshuan domate të kalbura sot në daljen e parë publike të presidentit francez Emmanuel Macron që prej fitores së zgjedhjeve në fundjavë.

15:34
U shkarkua nga KPA/ Elisabeta Imeraj: Shpresoj ta kem të argumentuar kush e shpresonte shkarkimin tim nga sistemi i drejtësisë

E cuditur nga vendimi, i cili është në kundërshtim me procesin ligjor, kështu u shpreh menjëherë pas vendimit të KPA, Elisabeta Imeraj. Imeraj tha se do e kërkojë të drejtën e saj në Strasburg, ndërsa theksoi se e vërteta absolute gjithmonë triumfon.

15:28
KPA shkarkon nga detyra Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra Elizabeta Imeraj, aktualisht Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

15:26
Modelja me ‘të dashurin’ 63 vjeçar lojtar profesionist pokeri, refuzon pretendimet se shkon vetëm për paratë e tij (fotot)

Një modele 23-vjeçare që ka një të dashur 40 vjet më të vjetër ka refuzuar pretendimet e kritikëve se është me të vetëm për paratë.

15:14
Dasma arbërore/ Ceremonia në kujtim të dasmës së Skënderbeut në manastirin e Ardenicës

Një dasmë arbërore u riinskenua në Manastirin e Ardenicës.  

15:01
Nga Tirana në Ferizaj/ Veliaj takon kryebashkiakun kosovar për një kalendar të përbashkët aktivitetesh

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin diskutoi mbi hartimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë e dy qyteteve në fushën e inovacionit, artit, kulturës.

14:58
Energji me ndihmën e SHBA/ Rama: Shqipëria, eksportues neto. Kim: Duhen më shumë gazsjellës

Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me qeverinë amerikane shtojnë përpjekjet për të rritur kapacitet prodhuese të energjisë elektrike në vendin tonë. Në  funksion të këtij qëllimi u zhvillua në Tiranë konferenca  me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë nga SHBA dhe BE.

14:55
Ndërpritet kampionati ukrainas. Nuk ka fitues në kohë lufte. Shaktior dhe Dinamo e Kievit, në Champions

Në një kohë kur prej më shumë se dy muajsh në Ukrainë ka nisur lufta, të martën është marrë një vendim zyrtar për kampionatin vendas të futbollit.

14:40
Napoli blen zëvendësuesin e Insignes, e zbulon presidenti De Laurentiis

President i Napolit, Aurelio De Laurantiis, ka njoftuar blerjen e parë të merkatos së verës, edhe pse sezoni nuk është mbyllur.

14:31
I biri e dhunoi dhe e kërcënoi me thikë, babai telefonon policinë e Gramshit

 Një 20-vjeçar, S.K., është arrestuar në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 45-vjeçar.

14:26
UEFA në sulm/ Juventus, Real dhe Barcelona rrezikojnë përjashtimin nga Champions!

Beteja mes UEFA-s dhe Real Madrid, Barcelonës dhe Juventusit, vazhdon.

14:19
Pranverë në lagunë/ Nxënësit promovojnë turizmin në Divjakë

Në afërsi të kishës së Karavastasë, u zhvillua një aktivitet promovues i turizmit për Divjakën “pranverë në lagunë”.

14:13
Ramos flet për të ardhmen: PSG-ja duhet të shikojë se çfarë jam në gjendje të bëj

Sergio Ramos tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm.

14:08
Zjarri në banesë i mori jetën, i moshuari ishte i sëmurë, fqinjët tentuan ta ndihmonin

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Fier, ku 73-vjeçari Sabri Serdari humbi jetën pasi iu dogj shtëpia.

14:07
”Pandemia mbaroi”, Fauci gëzon amerikanët: Jashtë fazës kritike!

Pas një makthi tre vjecar, Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke lënë pas më në fund pandeminë e COVID-19.

14:04
Kinë, shfaqet “gripi i ri” H3N8 kalon te njerëzit, fëmija infektohet nga shpendët!

Kina raportoi rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njerëzit, edhe pse autoritetet shëndetësore atje janë përpjekur ta minimizojnë situatën duke thënë se rreziku i transmetimit nga njeriu te njeriu është i ulët.

14:02
Putin humbet kontrollin e dorës e më pas të këmbës, Presidenti rus gati rrëzohet!

Një video e re i ka dhënë sërish hov spekulimeve mbi gjendjen shëndetësore të Vladimir Putinit.

14:00
Ramos flet për të ardhmen: PSG-ja duhet të shikojë se çfarë jam në gjendje të bëj

Sergio Ramos tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm. Pas një viti të trazuar për të mos thënë më shumë, mbrojtësi spanjoll dëshiron t’i tregojë Paris Saint-Germain se ai është ende një lojtar i rëndësishëm.

13:55
Abazoviç: Kërcënimet për bomba tentojnë të krijojnë tension, nuk ka vend për panik

Lidhur me raportimet për bomba në shkolla, kopshte dhe ndërtesa komunale, i mandatuari për përbërjen e qeverisë së re, Dritan Abazoviç, tha se nuk ka arsye për panik dhe se është tentative për të krijuar tensione dhe për të sjellë trazira.

13:47
Bulqiza kujton 557-vjetorin e betejës së parë në Vajkal/ Grupi Arbëresh vjen nga Italia për evenimentin historik

Në kuadër të 557-vjetorit të betejës së parë në Vajkal të Bulqizës,ka sjellë një grup Arbëreshësh të ardhur nga Italia të  janë bërë pjesë e këtij evenimenti historik.

13:20
Peticioni kundër Yuri Kim, Balla: Sulm i turpshëm, Berisha i ka sulmuar shumicën prej ambasadorëve amerikanë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka quajtur një sulm të turpshëm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që ka pasur SHBA në Shqipëri, peticionin online kundër ambasadores Yuri Kim.

13:15
Përfshihet nga flakët banesa në Patos, humb jetën i moshuari/ Pamjet nga vendi i ngjarjes

Një 73-vjeçar i identifikuar si Sabri Serdari ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.

13:05
Zbulohet rasti i parë i gripit të shpendëve tek njeriu

Kina ka raportuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njerëzit, por autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i transmetimit nga njeriu te njeriu është i ulët.

12:58
Çfarë po ndodh me furnizimet me gaz rus? Pse u shenjëstrua Polonia dhe Bullgaria

Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka ndaluar sot eksportet e gazit në Poloni dhe Bullgari pasi vendet refuzuan kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet në rubla.

12:53
BE do “hakmerret” për gazin/ Norvegjia: Nuk e shtojmë dot prodhimin sa hap e mbyll sytë!

E vendosur t`i japë fund përdorimit të gazit nga Rusia si mjet shantazhi, sic e e quan ajo, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, reagoi pas ndërprerjes së furnizimit të Bullgarisë dhe Polonisë me gaz duke thënë se fakti që gjigandi rus i energjisë, Gazprom po e ndalon në mënyrë të njëanshme dërgimin e gazit për konsumatorët në Evropë është një përpjekje tjetër e Rusisë për të përdorur gazin si një instrument presioni”.

12:43
Nga 1 maji, gjithçka online/ Rama: Jo më letra dhe sportele. Edhe hipotekat do jenë në celular

Shërbimet që marrin qytetarët përmes sporteleve do ti përkas të shkuarës.

12:39
Është vërshëllyer nga tifozët, PSG i vë çmim Neymarit

Paris Saint-Germain synon të bëjë revolucion gjatë merkatos së verës dhe Neymar është një nga emrat që janë në listën e atyre që duhet të largohen. Sipas “Sky Sports, braziliani, i cili mbërriti në Paris për 222 milionë euro, mund të largohet nga kryeqyteti francez për një shumë që nuk mund të jetë më pak se 90 milionë euro. Vetëm për këtë shifre Al Khelaïfi do të jetë i gatshëm të negociojë.

12:37
Gjukanoviç: Bombat, kërcënim destabilizues një ditë përpara miratimit të qeverisë së re

Presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanovic, ka reaguar pas kërcënimeve te shumta me bomba mëngjesin e kësaj të mërkure.

12:17
“Afera më e madhe e 30-viteve të fundit”/ Balla flet për dosjen Cez-Dia nga Fieri: Prokuroria t’i marrë në pyetje të gjithë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për dosjen CEZ-DIA, gjatë vizitës së tij në Fier në një deklaratë për mediat.

12:16
Fituesja e çmimit Nobel për Paqe dënohet sërish me burg

Një gjykatë në Mianmar, më 27 prill, dënoi udhëheqësen e rrëzuar civile Aung San Suu Kyi me pesë vjet të tjera burg për korrupsion.

12:04
Energji me ndihmën e SHBA/ Rama: Shqipëria, prodhuese neto. Kim: Duhen më shumë gazsjellës

Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me qeverinë amerikane shtojnë përpjekjet për të rritur kapacitet prodhuese të energjisë elektrike në vendin tonë.

11:59
Risitë e kopshtit zoologjik, kafshë të tjera dhe mjedise argëtimi për fëmijët

Pas gati dy vitesh, punimet e kopshtit të ri zoologjik të Tiranës janë drejt përfundimit për të hapur dyert për fëmijët më 1 qershor.

11:56
”Thikë në syrin e ariut të tërbuar”/ Presidentit kroat kundër Suedisë e Finlandës në NATO!

Presidenti kroat, Zoran Milanovic ka befasuar me deklaratën e fundit, e cila mbërrin në pragun e një incidenti diplomatic. Milanovic sugjeroi që Kroacia të bllokojë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO derisa të zgjidhet çështja e ligjit zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë.

11:53
Vuçiç diskuton me Donfried për Kosovën dhe Shqipërinë: “Ballkani i hapur” një sukses rajonal!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic u takua me Ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, me të cilën ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, për integrimin evropian të Serbisë dhe për bashkëpunimin rajonal, bëri të ditur Presidenca serbe përmes një njoftimi.

11:43
Putin sulmon Kosovën në takimin me Guterres, Rusia refuzon bisedimet e paqes në Mariupol!

Vladimir Putin e përmendi sërish Kosovën edhe në takimin që pati në Moskë me sekretarin e pergjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

11:40
”Londra mbështeti sulmet e Ukrainës në Rusi”, Moska kërcënon të bombardojë anglezët e NATO-n! 

Kremlini paralajmëroi se mund të vërë në shënjestër objektet ushtarake në Britaninë e Madhe për shkak të mbështetjes së Londrës për Ukrainën, e thotë po kështu se mund të godasë diplomatët britanikë që kthehen në Kiev pas atyre që i cilësoi si deklarata provokuese të ministrit britanik të mbrojtjes lidhur me bombardimin e Rusisë.

11:35
Fillon lufta e gazit/ Rusia “i mbyll rubinetat” Polonisë e Bullgarisë, befason Gjermania!!!

Duke filluar nga sot, Rusia mbyll rubinetat  e gazit natyror për Poloninë e Bullgarinë, lëvizje kjo që u dënua nga Kievi si “shantazh i pastër i Moskës ndaj Europës në lidhje me energjinë, i cili synon sipas tij të thyejë aleatët e Ukrainës teksa forcat ruse në terren ende nuk kanë mundur të pushtojnë asnjë qytet të rëndësishëm të vendit të mësyrë fqinj.

11:14
U shkarkua nga vettingu, Admir Thanza rekurs në Gjykatën e Lartë për zhbllokimin e pasurisë

Një nga gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu , Admir Thanza ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për zhbllokumin e pasurisë së tij.

11:12
George Lako, producenti me origjinë shqiptare, i shpejtë në rrugën e suksesit në Los Angeles

George Lako është producent dhe aktor me origjinë shqiptare, i cili ka një karrierë të suksesshme në industrinë e filmit dhe televizionit amerikan si dhe në produksione komerciale.

10:58
Prindër të 7 fëmijëve, gjenden të masakruar burrë e grua nga Kosova në Francë!

Një çift nga Kosova, prindër të 7 fëmijëve, janë gjetur të masakruar me thikë në banesën e tyre në lagjen “Plateau de la Justice” në Epinal të Francës.

10:40
Von der Leyen: Rusia po na shantazhon me ndërprejen e furnizimit me gaz!

Vendimi i Rusisë për ndërprerë furnizimin e gazit për klientët në Evropë është “një instrument shantazhi”, thotë shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

10:29
Tronditet Mali i Zi! Kërcënime me bomba në shkolla dhe 11 komuna, alarmohet policia

Mëngjesin e sotëm shteti i Malit te Zi është tronditur nga disa kërcënime me bomba.

10:20
Rama: Brenda vitit, Shqipëria eksportuese e energjisë neto! Ëndrra e Skavicës do të rrisë me 20% prodhimin

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e sotme me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë nga SHBA dhe BE, tha se me projektet që ka në vazhdim Shqipëria synon të bëhet një vendi eksportues dhe i pavarur energjitikisht.

10:12
Tryeza për energjinë/ Yuri Kim: Siguria energjitike e lidhur me sigurinë kombëtare

”SHBA ka theksuar nevojën për të diversifikuar burimet e energjisë dhe koha është tani për të vepruar” -kështu u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim, në takimin me një grup kompanish në tregun e energjisë, takim i cili po zhvillohet në Tiranë.

09:58
Demokratët e Shijakut zgjedhin sot kreun e PD-së, kush janë dy kandidatët

Në Shijak këtë të mërkurë po mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.

09:46
Më i miri i ndeshjes, Bernardo Silva: Sa keq që s’e “vramë” Realin, tifozët të ndihen krenar

Manchester City dhe Real Madrid dhuruan spektakël në gjysmëfinalen e parë të Champions League. 4-3 fituan kampionët në fuqi të Anglisë në një ndeshje të çmendur dhe plot emocione.

09:35
Në garë të ngushtë, Fatos Hoxha zgjidhet kryetar i PD-së në Bulqizë

Fatos Hoxha është zgjedhur si kryetari i Partisë Demokratike në degën e Bulqizës.

09:26
Rusia i ndërpreu furnizimin me gaz/ Polonia: Ne ia dalim vetë! Bullgaria: Gazi po përdoret si armë politike

Ofruesi i energjisë polake “PGNiG2 ka konfirmuar tani se furnizimet me gaz rus në vend janë ndërprerë.

09:09
FOTO/ Bashkëshortja e Dybalës “nudo” në rrjetet sociale, “lumë” komentesh nga fansat

Paulo Dybala po luan sezonin e fundit me Juventusin që nuk i ofroi rinovimin dhe po punon për të gjetur një ekip të ri, për t’i dhënë një tjetër drejtim karrierës së tij në rënie në dy sezonet e fundit.

09:01
Apeli i Posaçëm regjistron rekursin e Sajmir Tahirit për pezullim dënimi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka regjistruar rekursin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Taihiri për pezullim dënimi.

08:58
Grossi: Pushtimi i Çernobilit nga Rusia mund të kishte shkaktuar një aksident bërthamor

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se trupat ruse rrezikuan të shkaktonin një aksident me kapjen e tyre “shumë, shumë të rrezikshme” të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.

08:49
Agresioni rus në Ukrainë/ Guterres në mision ndërmjetësimi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u përpoq në Moskë të ndikojë tek Putini. Përmes Polonisë, Guterres shkon në Kiev të bisedojë edhe me Ukrainën.

08:45
“Do vetëflijohemi”/ Tre gratë në Vlorë kalojnë natën të ngujuara: Shkarkimi gjyqtarëve na la çështjen pezull

Mjaftime Musai, Feride Dine dhe Fatbardha Isufi kanë kaluar natën të ngujuara në në një dyqan në Vlorë duke kërcënuar se do të vetëflijohen nëse problem i tyre nuk zgjidhet.

08:32
Tërmeti i fortë “zgjon” Greqinë, sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë ka “zgjuar” Greqinë rreth orës pesë të mëngjesit Greqinë në në jugperëndim të Kythira

08:28
SHBA mbështet dërgimin në Ukrainë të pasurive të konfiskuara të oligarkëve rusë

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland tha të martën se administrata e Presidentit Biden mbështet legjislacionin që kërkon që disa prej të ardhurave të sekuestruara nga oligarkët rusë të shkojnë “direkt në Ukrainë”.

08:18
4 mijë mjekë dhe rreth 2000 punonjës të TIK shqiptarë kanë emigruar në Gjermani

Stoku i profesionistëve të TIK që ikën në Gjermani me kontrata pune arriti në rreth 2000 persona në vitin 2020, ndërsa stoku i punonjësve të shëndetësie arriti në 4000 punonjës në të njëjtin vit evidenton studimi ”Si do të ndër veprojë emigrimi i kapitalit njerëzor në tregun e punës në Ballkan” i Fondacionit Europian të Trajnimeve.

08:11
Temperaturat deri në 28 gradë! Si parashikohet moti për sot

Deri në orët e mesditës parashikohet që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

E martë, 26 Prill 2022
23:42
Përfundon numërimi në Bulqizë, Fatos Hoxha zgjidhet kryetar i degës së PD

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Bulqizë, ku është zgjedhur kryetari i ri i degës së Partisë Demokratike.

23:03
Kosova do të ndihmojë Ukrainën, udhëheqësit perëndimorë falenderojnë Kurtin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër falënderimi nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, për përfshirjen në aktivitetin e zotimit për ndihmë Ukrainës.

22:49
I hyjnë hajdutët në banesë teksa flinte, shqiptarit të Levantes i shkaktojnë 1 milion euro dëme

Përvojë e hidhur për futbollistin shqiptar të Levantes, Shkodran Mustafi. 30-vjeçarit, i cili vjeshtën e kaluar iu bashkua klubit spanjoll në bazë të një marrëveshjeje dyvjeçare, i kanë grabitur banesën të dielën ndërsa ishte duke fjetur.

22:46
Pas festës luksoze, nuk ndalen dhuratat për Fjolla Morinën, kush e surprizoi këtë herë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina gjatë këtyre ditëve ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të festës që organizoi për ditëlindjen e 36-të me familjarët dhe miqtë.

22:45
Video/ A është Putin i sëmurë? Shenjat që shfaq presidenti janë të pazakonta

Problemet shëndetësore të presidentit Vladimir Putin, janë bërë një mister tashmë për të gjithë botën pasi ai shpeshherë në daljet e tij publike jëp shenja të çuditshme që të bëjnë të mendosh rreth shëndetit të tij.

22:41
Gratë nga Ukraina stërviten në Kosovë për të çaktivizuar minat

Ndërsa fokusi i luftës së Rusisë në Ukrainë po zhvendoset në lindje, forcat ruse po mbushin terrenin me mina tokësore.

22:13
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon kthimin e përkohshëm të disa diplomatëve në Lviv

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price, ka informuar ditën e sotme se zëvendës shefi i misionit për ambasadën e SHBA në Ukrainë dhe anëtarët e ekipit të ambasadës udhëtuan për në Lviv sot.

22:03
Pas Polonisë, Rusia i ndërpret furnizimet me gaz edhe Bullgarisë

Qeveria bullgare ka thënë se kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom po ndalon dërgesat në vend nga nesër.

21:56
​Donfried në Kosovë: Kurti dhe Osmani nuk shprehën asnjë kusht për dialogun

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka thënë se në takimin që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ata nuk shprehën asnjë kusht për dialogun me Serbinë.

21:56
Gjermania ‘shumë pranë’ braktisjes së naftës ruse

Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck, ka befasuar në Varshavë me deklaratat për një ndalim të mundshëm të dërgesave të naftës nga Rusia. “Sot mund të them se një embargo është më e arritshme për Gjermaninë.

21:44
Foto/ Një dhimbje e cila do të jetë gjithmonë aty, krijohet memoriali i parë i viktimave të luftës në Ukrainë

Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, një mur përkujtimor i bërë me lule është ngritur në Lviv në kujtim të atyre që u vranë gjatë pushtimit rus.

21:40
Moldavia: Sulmet në Transnistria synojnë përshkallëzimin e tensioneve

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se disa sulme të supozuara në rajonin e shkëputur të Transnistria ishin përpjekje për përshkallëzim të tensioneve dhe fajësoi “fraksionet pro-luftës” brenda administratës së këtij territori.

21:32
Rusia ia kthen me të njëjtën monedhë, dëbon katër diplomatë suedezë

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde e konsideroi vendimin e Rusisë për dëbimin e katër diplomatëve suedezë, si të pajustifikueshëm.

21:29
Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz për Poloninë nga dita e nesërme

Rusia do të ndalojë dërgimin e gazit në Poloni nga dita e nesërme në mëngjes, sipas kompanisë shtetërore polake të gazit natyror PGNiG.

21:22
Festoi si Ronaldo, por në klubin “armik” të CR7, i censurohen pamjet

Në Spanjë po qarkullon një lajm shumë interesant me protagonist klubin e Barcelonës.

21:20
Çifti britanik gjenden të vdekur në vrasje-vetëvrasjen pas dështimit të ‘ëndrrës turistike’ në Francë (fotot)

Janë publikuar sot nga mediat britanike fotot e çiftit që ëndërronin të hapnin një hotel në rrëzë të maleve Pirene, aventura e të cilëve u kthye në tragjedi, sipas raportimeve prej vështirësive financiare.

21:17
Vuçiç dhe Bërnabiç bisedojnë me Donfried për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 26 prill është takuar me Ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, me të cilën ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, për integrimin evropian të Serbisë dhe për bashkëpunimin rajonal, bëri të ditur Presidenca serbe përmes një njoftimi.

20:47
Fiks Fare/ Posta e Korçës, karburant për makinat që nuk lëvizin! 100 mijë USD për zyrat që s’u rregulluan…

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës abuzimet me fondet publike të Filialit të Postës Shqiptare në Korçë, e cila ka shpenzuar mijëra litra karburant për dy automjete që nuk kanë lëvizur.

20:35
Shqipëria në mesin e vendeve përfituese nga ndihmat ushtarake amerikane

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe disa vende tjera të rajonit të Ballkanit do të jenë përfituese të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe vende të tjera aleate dhe partnere.

20:24
Fotot/ Droga në formë çokollate, si u kapën dy grupet e shpërndarjes së lëndës narkotike

Hetimi disaditor i policisë Tiranë zbuloi dy baza që shpërndanin drogë në doza të vogla.

20:06
“Pa Krimenë e Donbasin nuk ka marrëveshje”/ Putin i “vë kushte” shefit të OKB

Pasi dështoi të bindte Putinin të ndalonte luftën në Ukrainë ndërmjet përfaqësuesve të tij, shefi i OKB Antonio Guterres shkoi vet në Moskë të martën për të zhvilluar një takim me presidentin rus.

20:04
“Uroj të gjejmë forcë për vetëpërmbajtje”/ Rama shtron Iftarin për besimtarët myslimanë: Feja thotë mos e harro që armiku yt mund të bëhet miku më i mirë

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shtruar mbrëmjen e sotme një iftar për të gjithë besimtarët myslimanë, pjesë e së cilit ishin edhe figura të njohura publike politikanë, artisë e gazetarë .

19:59
Sërish alkool në stadium/ Pas 37 vitesh, tifozët anglezë do ndjekin ndeshjen me birra në duar

Tifozët e futbollit në Angli mund të lejohen të pinë alkool në ndenjëset e tyre në stadiume, gjë që i mungonte prej mëse 37 vitesh. Sipas Daily Mail qeveria ka rënë dakord të rishikojë situatën aktuale ku konsumimi i alkoolit është ndalur në 5 kategoritë kryesore të futbollit anglez që nga viti 1985, kur qeveria e Margaret Thatcher ndaloi konsumimin e alkoolit në ambientet sportive.

19:58
Festë arbëreshe në Shkodër, një paradë për 555 vjetorin e largimit drejt Italisë

Në 555 vjetorin e shtegtimit të Zojës se Shkodrës për në Gjenecano Të Italisë, e bashke me të edhe të Shqiptareve të cilët mendohet se krijuan komunitetin e parë të Arbëreshëve në Itali, ata vendosen të rikthehen serish në Shkodër.

19:57
Pas një rrëmuje, Filloreta dhe Mevlani bëjnë kërcimin e parë

Në këtë takim të tyre gjithçka nisi me sqarime dhe diskutime të cilat sollën shkrirjen e akujve midis tyre.

19:54
Lopët ‘kërcimtare’ në Suedi shënojnë pranverën e industrisë së bulmetit (foto-video)

Njerëz ishin mbledhur sot në Halland prane kryeqytetit për të ndjekur ritualin e sivjetshëm të “Kosläpp” i njohur ndryshe si “lëshimi i lopëve”.

19:51
Sulm sërish në Zubin Potok/ Qëllohet automjeti në veri te Kosovës, nuk ka viktima

Policia e Kosovës është sulmuar përsëri gjatë patrullimit në veri të vendit. Nga sulmi nuk u raportua për të lënduar pasi të shtënat ishin në drejtum të automjetit të blinduar

19:45
Kequshqyerja te fëmijët/ Studimi në shkolla: Nuk hanë mëngjes, nuk konsumojnë perime

Ky moment mes fëmijëve që marrin bukën me gjalp me vete jashtë shtëpisë i shkëputur  nga filmi ‘Mimoza Llastica’ duket shumë i largët për të vegjlit e ditëve të sotme. 

19:43
Donfried të premten në Tiranë, e dërguara e Blinken shmang selinë e PD dhe presidentin

Fundjava pritet të jetë e ngjeshur për aktorët e politikës shqiptare. Në Tiranë  mbërrin Ndihmes Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried,  një vizitë që  pritet te ketë një simbolikë të veçantë jo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga forma.

19:42
Kokainë dhe heroinë! Goditen dy grupet e shpërndarjes së drogës në kryeqytet, arrestohen babë e bir dhe kushëriri i tyre

Dy persona, babë e bir janë arrestuar, nën akuzën se tregtonin lëndë narkotike në kryeqytet.

19:41
Më në fund gjërat po shkojnë siç duhet, Mevlani i kërkon falje Filloretës

Takimi i Filloretës me Mevlanin nisi disi i distancuar dhe i ftohtë, por më vonë ishte Mevlani i cili vendosi të bëjë disa sqarime.

19:34
Masat pakësuan turistët, në tre muajt e parë hynë në vend më pak kosovarë

Turizmi ende nuk po arrin të kapë nivelet e para pandemisë. 671 mijë shtetas të huaj hyjnë në vend gjatë tre muajve të parë të vitit, duke mos arritur të tejkalojnë vitin normal të 2019-ës.