Foto ilustruese

Një 20-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka plagosur vëllanë e tij.

Sipas policisë, E.O. është konfliktuar me vëllanë 27-vjeçar dhe më pas e ka goditur me mjetin prerës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e Plazhit dhe shkak i sherrit dyshohet të kenë qenë motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nëse i riu shpallet fajtor për këtë vepër penale rrezikon dënimin me burg deri në 15 vjet. Kodi penal parashikon si rrethanë rënduese kur plagosja me dashje ndodh kundër një familjari.

Top Channel