Një çift nga Kosova, prindër të 7 fëmijëve, janë gjetur të masakruar me thikë në banesën e tyre në lagjen “Plateau de la Justice” në Epinal të Francës.

Gruaja ishte 44 vjeç ndërsa burri 45, thotë France Tv Info, sipas të cilës policia nuk përjashton asnjë hipotezë për momentin. Fëmijët e çiftit janë të moshës nga 5 deri në 21 vjec.

Në momentin kur ndodhi ngjarja, raportohet se tre nga fëmijët kanë qenë në shkollë, ndërsa të tjerët ishin në shtëpi. Policia ka thyer derën për të hyrë në banesë, ku i gjeti viktimat të shtrirë në tokë me plagë thike në trup.

Mediat vendase shkruajne se 44 vjeçarja ka qenë disa herë viktimë e dhunës në familje.

Familja ishte strehuar në Francë përpara katër vitesh. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë, tashmë priten dëshmitë e fëmijëve dhe fqinjëve, si dhe rezultatet e autopsisë.

Top Channel