I biri e dhunoi dhe e kërcënoi me thikë, babai telefonon policinë e Gramshit

27/04/2022 14:31

 Një 20-vjeçar, S.K., është arrestuar në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 45-vjeçar.

Ka qenë telefonata e këtij të fundit ndaj policisë, pasi i biri po e kërcënonte me thikë.

Po ashtu , ai i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel