Festë arbëreshe në Shkodër, një paradë për 555 vjetorin e largimit drejt Italisë

26/04/2022 19:58

Në 555 vjetorin e shtegtimit të Zojës se Shkodrës për në Gjenecano Të Italisë, e bashke me të edhe të Shqiptareve të cilët mendohet se krijuan komunitetin e parë të Arbëreshëve në Itali, ata vendosen të rikthehen serish në Shkodër.

Delegacioni pjese e se cilëve ishin edhe kryetaret e disa komunave ne Kalabri u ndal fillimisht në bashkinë e Shkodrës e pas me këngë e valle shqiptare vizituan qytetin

“Sot ndjehemi si në shtëpinë tonë sepse herë që vijmë ne Shqipëri, e ndiejmë nga ajri dhe nga njerëzit një vllazëri dhe nje dashuri gjaku mes nesh.” tha një qytetare.

“Ështe diçka e bukur dhe kemi mbi shpatulla një tradite te bukur që duhet ta çojmë përpara. Ne jemi brezi i ri i arbëreshëve dhe mundohemi qe ne shtëpite tona me prindërit dhe familjaret tanë te flasim shqip dhe te jetojmë si arbereshë. Me traditat dhe zakonet tona.’ tha një qytetar.

Paradës së arbëreshëve iu bashkuan edhe qytetaret shkodranë me veshjet e tyre tradicionale

Në mbyllje shqiptaret e Italisë  zhvilluan edhe një vizite në katedralen e qytetit duke u njohur me të kaluarën e Shqipërisë dhe vuajtjet e klerit për shkak të komunizmit.

 

Top Channel