Rusia ia kthen me të njëjtën monedhë, dëbon katër diplomatë suedezë

26/04/2022 21:32

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde e konsideroi vendimin e Rusisë për dëbimin e katër diplomatëve suedezë, si të pajustifikueshëm.

Në një mesazh në mediat sociale, zonja Linde tha se se Suedia do t’i përgjigjet “në mënyrë të duhur” dëbimeve të shpallura ditën e sotme.

“Rusia ka vendosur sot të dëbojë katër diplomatë suedezë. Veprimi rus është i pajustifikuar dhe joproporcional. Duke dëbuar diplomatët perëndimorë, Rusia po bllokon izolimin e saj ndërkombëtar. Suedia do t’i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme veprimeve të pajustifikuara të Rusisë”, tha  Linde.

Sipas Sky News në fillim të këtij muaji Suedia dëboi tre diplomatë rusë, ndërsa Rusia mori po të njëjtin vendim ditën e sotme.

Top Channel