Lopët ‘kërcimtare’ në Suedi shënojnë pranverën e industrisë së bulmetit (foto-video)

26/04/2022 19:54

Njerëz ishin mbledhur sot në Halland prane kryeqytetit për të ndjekur ritualin e sivjetshëm të “Kosläpp” i njohur ndryshe si “lëshimi i lopëve”.

Ceremonia e promovuar nga industria suedeze e bulmetrave zhvillohet një herë në vit kur lopët e emocionuara dalin për herë të parë nga ferma pas dimrit të gjatë.

Duke e ditur që i presin kullotat e çelura pranverore, lopët e qumështit kërcejnë gëzueshëm gjatë rrugës së tyre, nga ku merr emrin dhe rituali.

Megjithë erën e ftohtë dhe temperaturat ende të ftohta, pranvera ka ardhur në Suedi dhe kafshët e fermave mund ta dalin nga stallat e ftohta ku kaluan dimrin.

Dhjetra prej tyre kërcenin gëzueshëm sot në fermat e periferisë së kryeqytetit Stockholm.

“Unë jetoj në qytet por është shumë bukur këtu në fermat natyrore,” thotë Linda Lundberg, pjesëmarrëse në një prej eventeve me miqtë e saj.

Ceremoni të tilla zhvillohen zakonisht në javën e parë të majit  kur temperaturat nisin të ngrohen në gadishullin Skandinav.

FOTO GALERI
1/5
Ceremonia e promovuar nga industria suedeze e bulmetrave zhvillohet një herë në vit kur lopët e emocionuara dalin për herë të parë nga ferma pas dimrit të gjatë.

Top Channel