Festoi si Ronaldo, por në klubin “armik” të CR7, i censurohen pamjet

26/04/2022 21:22

Në Spanjë po qarkullon një lajm shumë interesant me protagonist klubin e Barcelonës.

Sipas të përditshmes “Marca”, katalanët kanë censuruar pamjet e festës së një futbollisti shumë të ri të “La Masias”, që pas një goli të bukur festoi si Cristiano Ronaldo.

Të dielën e kaluar, Fermín López shënoi një gol të bukur në ndeshjen e fituar nga skuadra e të rinjve të Barcelonës kundër Cornellàs dhe festoi fiks siç bën CR7 kur i gëzohet një finalizimi fantastik, duke bërë kërcimin klasik në gjysmëkthesë dhe klithmën e Cristianos.

Në transmetimin e drejtpërdrejtë në Barça TV u pa qartë festa e lojtarit të ri, por kur klubi “blaugrana” shpërndau videon e golit në rrjetet sociale, i hoqi pjesën e festës ku imiton Ronaldon, ish-lojtarin të Real Madridit.

Top Channel