Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me qeverinë amerikane shtojnë përpjekjet për të rritur kapacitet prodhuese të energjisë elektrike në vendin tonë. Në  funksion të këtij qëllimi u zhvillua në Tiranë konferenca  me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë nga SHBA dhe BE.

Edi Rama: Me  shumë kënaqi dëshmoj progresin e kryer në punën për shndërrimin e impiantit të Vlorës, termocentralit të Vlorës në një impiant prodhim energjie. Shumë punë po kryhet për atë energjinë e erës dhe goxha punë masive që është në vijim për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës, i cili do rrisë me 20% prodhimin e energjisë nga uji, hidro-ja pra dhe në të njëjtën kohë do të na lejojë dhe na japë neve një shtytje përpara drejt pavarësisë energjetike. Të tëra këto së bashku tregojnë një potencial konkret për të shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në një eksportues neto të energjisë, gjë që është madhore për një vend si Shqipëria dhe kemi rrugë.

 Laura Lohman zv/ Sekretare për diplomacinë energjetike në DASH,  u bë pjesë e kësaj konference nga ku tha se merr rëndësi të posaçme dalja nga varësia ruse e gazit.

Politikat amerikanë janë fokusuar në rritjen e burimeve energjetike,bërthamore dhe të rinovueshme. Ne duam të sigurojmë burime energjie. Lufta e Putinit ndaj Ukrainës, nënvizojnë nevojën e Evropës për pavarësinë e saj nga gazi rus. Kemi plane, si iniciativa e 5 marsit, për të rritur pavarësinë e BE nga gazi rus. Kjo do të kërkojë vite që BE të çlirohet nga kjo varësi. Po punojmë për të çuar përpara këtë përpjekje. Sot më shumë se kurrë divesifikimi i energjisë është jetësor, për të ndihmuar në ndërprerjen nga gazi rus”.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri në Yuri Kim tha se  siguria energjitike është e lidhur ngushtë me me sigurinë kombëtare.

Yuri Kim: SHBA ka theksuar nevojën për të diversifikuar burimet e energjisë. Nuk mund të presim më, pas pushimit të agresionit rus në Ukrainë. Kemi nevojë të kemi më shumë gaz-sjellësa. SHBA dhe BE po përballen me një realitet të ri. Rajoni duhet të kërkojë të gjejë zgjidhje krijuese së bashku. Është një nga arsye pse u ndërtua TAP që sot po sjell gaz në Europë, i lirë prej ndikimit negativ të Rusisë. Tani është koha për të vepruar dhe jemi të kënaqur që jemi pjesë e këtij diskutimi.

Top Channel