E vendosur t`i japë fund përdorimit të gazit nga Rusia si mjet shantazhi, sic e e quan ajo, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, reagoi pas ndërprerjes së furnizimit të Bullgarisë dhe Polonisë me gaz duke thënë se fakti që gjigandi rus i energjisë, Gazprom po e ndalon në mënyrë të njëanshme dërgimin e gazit për konsumatorët në Evropë është një përpjekje tjetër e Rusisë për të përdorur gazin si një instrument presioni”.

Von der Leyen:  Kjo është e pajustifikuar dhe e papranueshme dhe tregon edhe një herë mosbesueshmërinë e Rusisë si furnizues i gazit. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar. Jemi në kontakt të ngushtë me të gjitha shtetet anëtare. Kemi punuar për të siguruar dërgesa alternative dhe nivelet më të mira të mundshme të rezervës në të gjithë BE-në.

Pas njoftimi të Gazpromit këtë mëngjes, një nga pyetje e mëdha që shtrohen është nëse eksportuesit e tjerë të gazit që përdor Europa, janë të aftë të shtojnë prodhimin. Kompania Vaar Energi thotë se për momentin është në kapacitetin e prodhimit e nuk mundet në asnjë mënyrë ta shtojë atë në një të ardhme të afërt. Ajo që tani është duke dërguar sa më shumë gaz që mundet drejt kontinentit të vjetër.

Norvegjia është një furnizues kyc me gaz i Bashkimit Europian. në 2020-tën, ajo eksportoi drejt bllokut më shumë gaz se çdo vend tjetër përveç Rusisë. Vende të tjera që mund të zëvendësojnë gazin rus janë SHBA, një nga eksportueset më të mëdha të gazit të lëngshëm në botë, por problemi është se nevojiten terminale për LNG-në e saj, Katari që gjithashtu ëshë në limitet e prodhimit, Algjeria që duhet të plotësojë më parë disa marrëveshje kontraktuale apo Azerbajxhani, që ndërkohë ka rritje të ndjeshme edhe të kërkesës së vet të brendshme.

Top Channel