Bulqiza kujton 557-vjetorin e betejës së parë në Vajkal/ Grupi Arbëresh vjen nga Italia për evenimentin historik

27/04/2022 13:47

Në kuadër të 557-vjetorit të betejës së parë në Vajkal të Bulqizës,ka sjellë një grup Arbëreshësh të ardhur nga Italia të  janë bërë pjesë e këtij evenimenti historik.

Grupi i Arbëreshëve ishte i shoqëruar edhe nga disa  kryetarë të kumunave të Kalaberisë u pritën nga kryetari i Bashkisë Bulqizë  Lefter Alla, por jo vetëm grupi Arbërësh u prit edhe nga banorët me atë të  traditës Bulqizake atë të “Buk e kripë me zemër të madhe” për të gjithë .

Arbëreshët për dy ditë më radhë vijuan aktivitetet me këngë e valle, ku ndalesën e fundit e mbyllen pranë bustit të heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeut ne fushën e Vajkalit.

Kryetari Alla theksoi se arbëreshët kanë ditur se si gjatë periudhës tashmë 5 shekullore në Itali, të formojnë një fizionomi të tyren në lëmin e kulturës, të artit dhe të letërsisë.

“Prej tyre kanë dalë poetë e studiues  të shquar  të përmasave evropiane, si Jeronim Derada, Vinçenc Dorsa, Zef (Giuseppe) Skiro Senior, të cilët mbeten figura të mëdha mendimtare, politike e kulturore të rilindjes shqiptare në shek. XIX. Ky komunitet në tërësi, këta burra të shquar arbëreshë, veprat e tyre, jeta e puna që kanë bërë për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën arbëreshe, meritojnë respekt dhe mirënjohje të pakufishme nga vendi mëmë.”, tha ai ndër të tjera.

 

Këtij aktiviteti ju bashkuan edhe shqiptarë të ardhur nga Kosova.

Top Channel