Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz për Poloninë nga dita e nesërme

26/04/2022 21:29

Rusia do të ndalojë dërgimin e gazit në Poloni nga dita e nesërme në mëngjes, sipas kompanisë shtetërore polake të gazit natyror PGNiG.

Gazprom e justifikoi pezullimin sipas rregullave të reja të pagesave të shpallura më 31 mars, sipas të cilave “vendet jomiqësore” duhet të paguajnë për gazin rus në rubla. PGNiG, e cila mbështetet në gazin rus për pjesën më të madhe të saj,  ka refuzuar të paguajë në monedhën ruse.

Megjithatë, pezullimi i furnizimit nuk do të krijojë një kërcënim të menjëhershëm për furnizimet në Poloni. PGNiG tha se magazinimi i saj nëntokësor i gazit është pothuajse 80% i mbushur dhe vera po vjen, kështu që kërkesa është më e ulët.

Gjithashtu, Polonia ka burime alternative të furnizimit. Ajo ka një terminal të gazit natyror të lëngshëm (PNG) në Swinoujscie në bregdetin Baltik dhe lidhje me tubacionet me Gjermaninë dhe Republikën Çeke.

Top Channel